Pas krizës në marrëdhënie Kaderi dhe Lumbardhi duken më të lumtur se kurrë

0
182

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu bënë lëmsh rrjetin pak javë më parë me veprimin e tyre në rrjete sociale.

Teksa hoqën çdo fotografi dhe madje fshinë njëri-tjetrin prej Instagram-it, nuk munguan dyshimet për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Madje Lumbardhi gjatë intervistave të zhvilluara së fundmi deklaroi për ndarjen dhe uroi çdo të mirë për ish-partneren e tij.

Por siç duket, keqkuptimet mes tyre morën fund dhe disa ditë më parë dyshja bëri veprimin e papritur. U bënë përsëri follow në Instagram madje ndanë në rrjet një postim teksa ishin në praninë e njëri-tjetrit.

Sakaq, ditën e sotme, Kader ka ndarë një tjetër fotografi me Lumbardhin në krah teksa përbri shkruan: “Miss you!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here