Eduart Deda ‘vesh’ Italinë me ngjyrat e etnografis shqiptare, për herë të parë në Rai Uno flitet për xhubletën

0
197

Producenti i njohur Eduart Deda ka sjellë etnografinë shqiptare në Romë me një sfilatë të jashtëzakonshme duke e veshur kryeqytetin italian me kulturën dhe traditën shqiptare.

Me sfilatën që Eduart Deda realizoi në Romë bëri që për herë të parë të flitet në gjigandin mediatik Rai Uno për xhubletën e cila është pasuri e trashëgimisë jo materiale të mbrojtur nga UNESCO.

Eduart Deda bashkë me Ciindy Marinën dhe Marsela Cibukajn kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Uno Mattina’ në Rai Uno ku kanë folur rreth sfilatës duke shfaqur në ekranin më të madh italian trashgiminë kulturore shqiptare.
Kjo është diçka e jashtëzakonshme për popullin shqiptar, pasi përçon shumë vlera të cilat populli italian nuk ka informacion.
Sikundër rregullon edhe imazhin e Shqipërisë.

I pyetur nga gazetari Massimiliano Ossini Eduart Deda është shprehur se frymëzimi për sfilatën e ka marrë nga Miss Universe ku çdo vit përfaqsueset e vendit tonë vishen me kostume tradicionale.

Eduart Deda ka realizuar një sfilatë të dedikuar etnografisë, kostumografisë shqiptare dhe Miss Universe Albania në Romë me emrat më në zë të modelingut si Adrola Dushi, Lindita Idrizi, Deda Kokomani, Endi Demnedri, Adela Cami, Anxhela Tanuzi, Paula Mehmetukaj.

Yjet e modelingut me veshjet tradicionale i kanë dhënë Romës një super atmosferë patriotike.

Spektakli i sfilatës u prezantua nga Cindy Marina, Teni Vllacaj dhe Marsela Çibukaj ku nuk mungoj dhe një një super performancë live nga Marsela.

Sfilata kishte për qëllim promovimin e etnografisë shqiptare. Ndërsa kishte media partner Rai Uno me programet më të ndjekura të tij siç ishte ‘Uno Mattina’, “The Paradise” “Top Cuando tutto ma tendeca” dhe në Shqipëri televizioni Tv Klan me emisonin ‘Jo vetëm modë’. Autor i showt në Romë është Albert Dumani, koreografia u realizua nga Arli Zhugri, Agnesa Vuthaj atelie, Lavdrim Kuka dhe shtëpia e modës Arjeta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here