I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Aldo Fetahu, ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka dhënë disa deklarata shumë pikante, ku është shprehur se ka qenë një zhigolo, ka pasur partnere një eskortë dhe shumë më tepër…
Pjesë nga intervista:
Kohët e sotme, shumë djem të rinj në moshë, krijojnë marrëdhënie me gra më të mëdha se ata dhe që janë në gjendje të mirë financiare, për të përfituar nga ato. Si e komenton?
Sponosor, sponsor gjeneral quhen. Unë dikur vishja bluzën me emrin e saj. Unë kam qenë zhigolo, ajo gruaja ka qenë sponsor. Dhe unë vishja bluzën si ato fanellat e sportit dhe vendosja dhe emrin e saj, zakonisht në përditshmëri kur dilja. Ajo ka qenë shumë posesive dhe nuk i vë faj fare, sepse duhej që të më ruante nga rreziqet e jashtme, sepse pa potencialin tim dhe mendoi që më mirë t’i ruaja për vete.
Si shkohet deri në këtë pikë?
Ti shkon nëpër vende që këto frekuentojnë, vende luksi, pub-e. Ti vishesh, krekosesh, bëhesh gati për atë punë. Gjurmon, shikon lëvizjet e njerëzve, psikologjis gjithë ambientin ku ti je. Ajo pastaj duket që nga veshja, veshja e thjeshtë, por ka erë leku. Aty bëni muhabet dhe ti bën dhe disa pyetje, që a është e shoqëruar, si e la burri vetëm dhe, ajo të thotë që është e divorcuar…
Po nëse nuk është e divorcuar?
E divorcojmë ne… /TAR