Ka bërë gjithë shqiptarët të qeshin me rolet e tij në filma dhe telekomedi, por pak e dinë që Sejfulla Myftaraj i njohur si Cekja, ka patur edhe shumë momente të vështira në jetë.
Në një intervistë televizive, ai ka treguar momentin më të vështirë të jetës së tij, ku në vitin 2003 ai aksidenton një person.
Cekja rrëfen se pas atij momenti ka kaluar vështirësi, dhe për një vit nuk doli në televizion, ndërsa falenderoi familjen për mbështetjen që i dha gjatë atyre kohëve të “errëta”.
Cekja: Kanë qenë dy momentet më të vështira të jetës time, aksidenti ku shtypa një person dhe kur theva këmbën, sidomos aksidenti, më ngeli shumë gjatë në memorie. Shumë e vështirë, gati një vit nuk dola në televizion, kaq keq u fiksova. 2-3 muajt e parë e kisha të vështirë, s’e kaloja dot.
Aksidentin asnjë nuk do ta bëjë. Ishte një gjë, sepse ishe në qendër të vëmendjes, kur erdhën të gjitha televizionet, thosha që nuk kam bërë heroizëm. “O Ceke”, më thanë “je dikush, ke bërë aksident”. Në momentin kur dhashë intervistën u preka, kishte njerëz dashakeqës që thoshin shih çfarë aktori është po bën sikur qan.