Në potcastin “MeKast” të Megi Pojanit, Marsi Pojani ka treguar një histori që i ka mbetur në mendje dhe nuk ka për ta harruar kurrë.
Në këtë histori përfshihet një ish-banor i Big Brother, ku i shoqëruar nga dy vajza në një Fast Food në Bllok, është rrahur nga pesë burra të tjerë dhe e kanë shtrirë në tokë.
Marsi Pojani: Ngjarja ka ndodhur në vitet 2012-2014, unë dhe një shoqja ime ishim në një club në Tiranë, tek banaku. Unë isha shumë mirë, ndërsa shoqja ime ishte shumë tapë dhe na u afrua ish-banori i BB. BB sapo kishte mbaruar. Ky afrohet dhe na bashkohet në banak.
Në një moment një zhurmë e madhe dhe ti nuk shquan dot më asnjë gjë, këta ikin. Unë paguaj dhe kur dal jashtë, tek pjesa e jashtme e clubit ishte shoqja ime me këtë, i gjeta shumë të përfshirë me njëri-tjetrin, po putheshin. I thashë që duhet të ikim se ti je shumë e pirë. Ky bëri namin në atë Big Brother sepse pati dhe një histori me një vajzë shumë të shkathët dhe spikati, nuk ishte një banor kot.
Shkuam në një Fast Food në Bllok dhe ishin tre tavolina gjithsej. Ka qenë ora 4-5 e mëngjesit, në një cep ishin të ulur në tavolinë 4-5 burra. Burra blloku, të veshur errët, të rëndë dhe të egër në fytyrë, me flokët e lëpira. Sapo ne hymë, këta po mbysnin pijen me një sufllaqe dhe thanë “hë mo erdhi ky” dhe e shajnë. Ky meqë ishte i shoqëruar nga dy goca, u ndje i detyruar i shkreti, pak si me ngurrim, guxoi të shkonte drejt tavolinës së tyre.
5 burra janë lëshuar me breshëri arme dhe me shpejtësinë e një kafshe gjahtare drejt këtij burri. Unë e mbaj mend të lëshuar në tokë, tavolina dhe karrige sipër, e rrahën dhe e bënë m… Mua dhe shoqes time na kapi një e qeshur histerie dhe e mbaj mend vetëm një sekondë që ai ngrihet, ishte poshtë nesh. Ne ikëm dhe mund të them që ishte java më e bukur e jetës sonë sepse në këtë histori ia tregonim çdo njeriu.