E fejuara e Bucit, nuk e harron Santianën: Ata të dy nuk janë takuar më…Verona tregon kur do të jetë dasma

0
150

Verona Osmani, partnerja e ish-banorit të BBVK-s, Bucit ka habitur së fundmi teksa ka dhënë opinionin e saj për Santiana Malokun.

E ftuar së fundmi në emisionin “Prive”, ku iu desh të jepte disa mendime për banorë të shumtë dhe po ashtu edhe për Santianën, ajo tha se e sheh Santianën “luftarake si dhe të drejtpërdrejtë”.

Relacioni dhe miqësia mes Santianës dhe Bucit kishte bërë tej mase bujë, por shoqëria e tyre u zbeh pas hyrjes së të fejuarës së Bucit në format.

Verona gjatë kësaj interviste deklaroi se pas përfundimit të Big Brother, këta të dy nuk janë takuar më dhe theksoi se kjo asnjëherë nuk kishte ndikuar tek ata.

Duke folur për një mori temash të ndryshme, partnerja e Bucit foli gjithashtu edhe për një dasmë të mundshme.

Ndonëse siç tha ajo nuk kanë për momentin ndonjë plan konkret dhe mundësitë që ata të martohen mund të jenë diku në fund të këtij viti apo në fillim të vitit tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here