Rike Roçi dhe Fation Kuqari kanë një marrëdhënie të mirë miqësie me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP 3”.
Teksa po bisedonte me Julian Deda, ky i fundit e ngacmoi modelen në lidhje me banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Po të pret tjetri’ – tha aktori, ndërsa Rike u shpreh se nuk e ka vënë re që Fationi ka pëlqim për të deri në momentin që Vesa dhe Erjola ia thanë.
Megjithëse Juli është i bindur se Rike dhe Fationi mund të jenë çifti i radhës në BBV, modelja u shpreh se mes tyre ka thjeshtë shoqëri dhe asgjë më shumë.
Rike: Pse mendon se mund të krijohem çift?
Juli: Po të pret tjetri, por ai nuk…
Rike: Këto mistrecet ma futën në mend se unë në autobus dhe nuk po kuptoja asgjë. Po jo mo është thjeshtë një shoqëri e bukur
Juli: Ua, këto shoqëritë e bukura. T’kam xhan, t’kam xhan por kur t’iu shoh duke u puthur
Rike: Jo s’jam ashtu. S’ka asgjë të keqe por kur nuk ka…