Përshëndetje, jam Rumina Ivezaj 19 vjeçe jam e lindur dhe e rritur në Gjermani, origjina ime është nga Tuzi, Malësia e Madhe. Jam më e madhja nga 4 fëmijë.
Qëkur se me ka vdekur nëna kur kam qenë në moshën 13 vjeçe jetoj me 3 motrat dhe vllain te gjyshja e gjyshi të cilat i dua dhe i falënderoj shumë për mundësinë e tyre që na e bëjnë të mundur të na japin një jetë sa më të lumtur e të bukur, e të cilët na kanë sjellë traditat, Kulturën dhe gjuhën shqipe dhe na kanë çuar në trojet tona çdo vit. Momentalisht jam maturante e në të ardhmen dua të studioj për polici kriminale.
Hobi im eshte palestër, Yoga dhe udhëtimi nëpër botë, të mësoj kultura dhe tradita të ndryshme. Qysh fëmijë më ka interesuar Modelingu dhe gjithmonë i kam thënë vetes se ëndrrat kam për t’i bërë realitet.
Forca dhe përkrahja ime më e madhe është familia ime, ata më kanë mësuar, se me mendimet pozitive dhe dashuri të sinqertë lëvizin edhe malet. Pjesëmarrja në Miss Universe Albania ka qenë ëndërr e fëmijërisë, dua të prezentoj kulturat tona të veçanta, bukurinë dhe intelligencën e vajzave shqiptare nëpër botë. Për vajzat: Çdo ëndërr mund të plotësohet vetëm beso nga thellësia e zemrës.