Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Urimet nuk munguan nga të afërmit, miqtë e sigurisht nga personi i zemrës.
Genc Prelvukaj kishte zgjedhur t’a uronte Enin me një postim të veçantë. Në “Instagram”-in e tij, ai ka ndarë një fotografi të Enit me vajzën duke thurur fjalët më të bukura për të.
Në postimin e tij, këngëtari i njohur shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Je shok i mirë në jetë dhe vajzë e bukur në shpirt! Meriton të jesh e lumtur çdo herë! Unë dhe Adea të duam shumë!”.
Kujtojmë se çifti janë të martuar që prej vitit 2019, ata kanë edhe një vajzë së bashku.