Aktorja Egla Ceno ka pësuar një incident mbrëmjen e djeshme para se të fillonte “Post Big Brother”.
Ishte moderatori Ledion Liço ai që tha lajmin, ndërsa Egla tha se ka pak dhimbje në njërën këmbë.
“Tani për tani po rezistoj Ledion. Sapo të mbaroj postin do të shkoj t bëj një kontroll, por jam ok”- tha Egla.
Sipas “Kryefjala.com”, aktorja ka rënë nga shkallët para se të niste transmetimin i emisionit.
Pas mbarimit të “Post Big Brother” Egla është dërguar në spital dhe pasi iu nënshtrua disa kontrolleve, “Kryefjala” njofton se aktorja është në një gjendje të mirë shëndetësore.