Modelja Françeska Murati ka treguar se mendon që Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë dy konkurrentët që meritojnë të shkojnë në finalen e “Big Brother VIP”.
Banorja tha se nëse do jetë vetëm një vend i fundit për finalist, mes saj dhe Heidi Baçit do ta fitonte kjo e fundit sepse konkurrentja ka një publik të gjerë nga “Grande Fratello” në Itali, dhe romancën me Romancën me Romeo Veshajn.
“Pse je e sigurtë që do të dal unë me Meritoni?” e pyeti Egla, ndërsa Françeska tha që aktorja dhe moderatori e meritojnë finalen, për shkak të gjithë rrugëtimit të tyre në shtëpi.
“E vlerësoj shumë që e thua o Françi”- e falenderoi aktorja modelen.
Biseda:
Françeska: Unë nuk e diskutoj që ti do të jesh në finale dhe as nuk e dikutoj që do të jetë edhe Meritoni, sepse te dy e meritoni jashtëzakonisht shumë, as nuk e vë në dyshim këtë. Nëse është një vend i fundit dhe ngel mes meje dhe Heidit, unë e di që ajo ka një publik të madh nga “Grande Fratello”, e di që dashuria i ka dhënë një vëmendje shumë më të madhe sesa kam unë. Unë jam në paqe me këtë fakt
Egla: Pse je e sigurtë që do të dal unë me Meritoni? Vetëm nga gjithë aktivitetin në shtëpi? Aktiviteti tregoi që Meritoni nuk u shpërblye
Françeska: Ti dhe Meritoni e meritoni. E kam për të gjithë rrugëtimin tuaj në këtë shtëpi
Egla: E vlerësoj shumë që e thua o Françi