Nga pasarelat e modës në fushën e ‘Biznesit’

0
208

Anxhela Tanuzi e cila ka triumfuar në Miss Grand Albania dhe pjesëmarrse në Miss Universe ka mahnitur me bukurinë e saj në kompeticionet e bukurisë.

Së fundmi Anxhela ka nisur një rrugëtim të ri në fushën e biznesit duke sjellë për herë të parë në Shqipëri linjën e kremrave Byotea, por si duket Anxhela nuk do të shkëputet as nga bota spektaklit pasi këtë vit do të prezantojë gjysmëfinalen e Miss Universe Albania dhe Kosova cila do të mbahet në Kosovë.

1-Nga pasarelat në fushën e biznesit ndihet Anxhela si një biznes woman?

Përgjigje:

 Pasarelat për çdo vajzë janë një fillim i ri në rrugën e integrimit dhe njohjeve të reja përtej rrethit të saj familjar dhe shoqëror.

Një pasion fëmijërie që çdo ditë e më shumë me joshi të kaloj në një biznes që të kem mundësi t’i jap vetes më shumë peshë në të ardhmen time.

2-Ke spikatur me bukurinë në konkurset më prestigjoze si Miss Universe apo Miss Grand Albania po në fushën e biznesit a do të jetë Anxhela kaq e suksesshme?

Përgjigje:

Suksesi vjen duke punuar, natyra ime e kërkon suksesin me punë dhe me punë mendoj do arrij çdo sukses në çdo fushë që do të futem. Pasi vetëm kështu mund t’i siguroj vetes të jem gjithmonë e plotësuar dhe e arrirë në ato synime që i vë vetes në çdo hap të ri që hedh.

Per ata që më njohin mirë e dinë që ku do që Angela bëhet protagoniste nuk mbetet kurrë në hije ose të kalojë pa u vene re.

 3-Përveç biznesit dhe prezantimit të gjysmëfinales së Miss Universe, cili është projekti i radhës i Anxhelës.

Përgjigje:

Gjatë kësaj kohe kam qenë duke u marrë me disa projekte njëkohësisht, kjo pasi jam ende në vitin tim të Missit edhe pak muaj që i kam të nënshkruara kontratat.

Bisnesi është një impenjim i imi i përditshmërisë ashtu si dhe studimet e mia.

Prezantimi në Miss Universe është një eksperiencë e re dhe e veçantë për mua.

Pas ketyre kam 2 projekte te reja, shumë të veçanta për mua të cilat nuk mundem ende t’i zbuloj.

4-Kur përmendet emri i Anxhelës kuriozitet tek ndjeksit dhe fansat ka dhe jeta private, si është statusi i Anxhelës këto kohë?

Përgjigje:

Jeta e çdo kujt përbën një kureshtje ekstra tek çdo kush, për më tepër ne që jemi imazhe publike dhe ne disi disi e shpalosim një pjesë të jetës tonë vetë. Sa më shumë tregon aq më shumë bëhen kuriozë.

Ndaj kam vendosur që të jem pak më e rezervuar dhe situatat që do shpalos do jenë vetëm projektet e mia profesionale. Pasi bashkë me to dua të motivoj te gjitha vajzat e reja që më ndjekin mua që puna profesionale duhet të jetë gjithmonë fokus i veçantë i jetës tonë.

5-Ke marrë pjesë në disa evenimente bukurie cili do të veçoje si më të rëndësishmin në karrierën tende?

Përgjigje:

Unë që në gjimnaz kam spikatur për imazhin tim skenik, thënë në fillim që nga mësueset të cilat më shtynin që të merresha me televizion dhe modeling e deri tek të tjerë që më ndalonin në rrugë dhe më thoshin “çfarë bën këtu, ti duhet të jesh miss, modele apo dhe aktore”

Jam ndjerë gjithmonë e lumtur dhe falenderuese nga shumë njerëz që më kanë shtyrë të marr pjesë në këto evente bukurie.

Të dy eventet janë shumë të rëndësishme për mua sepse tek të dyja mora vlerësime të larta dhe dola përfaqësuese e Shqipërisë në botë.

Nuk është pak për mua dhe nuk mundem t’i ndaj.

Mund të them që secila ishte e ndryshme në llojin e eksperiencës por jo t’i ndaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here