Këngëtarja Maja Aliçkaj merr urdhër mbrojtje për dhunë nga bashkëshorti

0
56

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya Aliçkaj, është munduar që jetën e saj personale ta mbajë sa më larg syrit të publikut, mirëpo së fundmi në media kanë nisur të qarkullojnë lajme se ajo dhe bashkëshorti i saj, nuk i kanë punët mirë me njëri-tjetrit.

Sipas një dokumenti që ka nisur të qarkullojë menjëherë në media, Maya, emri i vërtetë i së cilës është Fatbardha, është pajisur pak ditë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti i këngëtares, Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), urdhërohet me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit. Po ashtu bashkëshorti i këngëtares, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje. Nuk përjashtohet mundësia, që kjo lëvizje nga ana e këngëtares, mund të jetë bërë për konflikte mbi pasurinë që çifti ka pasur. Përveç vilës në Mullet, Maja dhe bashkëshorti i saj kanë edhe dy vila në zonën e Rolling Hills.

Kujtojmë se Maja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here