Miss Universe Albania Endi Demneri nuk di të ndalet së fundmi më e bukura e Shqipërisë është zgjedhur nga kompania lider e bizhuterive dhe orave JACOB&CO për të promovuar koleksionin e tyre të fundit.
Endi ka postuar një video në Instagram teksa duket në super formë bashkë me Jacob Arabo teksa ka informuar të gjithë ndjekësit e saj se do të vijnë projekte të mahnitshme.
“Është me të vërtetë një nder dhe një ëndërr për mua që të zgjidhem si modeli kryesor për të promovuar një koleksion kaq të jashtëzakonshëm.”-shkruan Endi krahas momenteve me Jacob Arabo ku shfaqen dhe bizhuterit nga koleksioni i fundit.