Meridian Ramçaj ka qenë një nga banorët më dinamik pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip 1”. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshmë në Shqipëri, ai arriti të trazojë ujërat mes konkurrentëve VIP.
I ftuar në FitStation me moderatoren Çenkuela Hasa ai ndër të tjera dha mendimin e tij për secilin nga banorët e shtëpisë së “BBV 3” duke qëndruar te prania e Luizit dhe te Romeo.
“Nuk kam folur me Luizin më asnjëherë, kemi qëlluar ulur ngjitur në avion dhe s’kemi folur. Duke qenë protagonist dhe fituesi i sezonit të kaluar prisja që do i jepnin më shumë hapësira për të folur gjatë mbrëmjes që e ftuan në BBV, pasi e njeh dhe lojën.