U “zhduk” për t’ju bashkuar fesë, Fero rikthehet në ekran

0
112

Ish-reperi Fero ka vendosur të rikthehet me një emision të tijin (podcast). Në një postim në “Instastory”, Fero i cili prej kohësh ka hequr dorë ngamuzika dhe po i përkushtohet fesë islame, njofton se në muajin Maj do të publikohet projekti i tij i ri ku do të jenë të ftuar edhe personazhe publikë.

“Pasi që ende vazhdojnë dhe mirren me jetën time dhe përfitojnë njëkohësisht që një kohë të gjatë prej emrit tim, kom vendos me e hap një emision timin (Podcast), ku do adresohet gjithçka. Në muajin Maj do vimë me shumë surpriza, përkundrazi figurat publike i mirëpres në emisionin tim. Tema interesante”, shkruan ai në postimin në “Instastory”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here