Urdhër mbrojtje për Princ Lekën nga babai i Elia Zaharisë, çfarë vendosi gjykata për ish-çiftin e familjes mbretërore pas konfrontimit fizik?

0
120

Në Gjykatën Civile u mbajt sot një seancë për dhunën në Pallatin Mbretëror.

Gjykata ka vendosur që Princ Leka të pajiset me urdhër-mbrojtje për 1 vit ndaj ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia, ndërsa për Princin dhe Elian seanca u shty për në 27 mars.

Seanca për Elian është shtyrë pasi mësohet se avokati i saj nuk paraqiti akt-eksperimentin për dhunë, ashtu siç bëri Princ Leka.

AKUZAT PËR DHUNË

Kujtojmë se më 6 Mars, në media u bë publik lajmi se Princ Leka kishte denoncuar për dhunë Elia Zaharinë dhe babain e saj Gjergj Zaharia, për dhunë. Po ashtu, edhe Elia Zaharia e kishte denoncuar Princ Lekën për të njëjtën vepër penale. Ne dëshminë e tij në Polici Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia, e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin.

Ndërsa ka shtuar se gjatë konfliktit, Gjergj Zaharia ka marrë një statujë prej druri dhe e ka goditur. Nga videoja shikohet që Elia Zaharia e ndjek Princ Lekën nëpër ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70-vjeçar. Ndërkohë që ai dëgjohet teksa thotë nuk preka gjë me dorë dhe tenton të ikë, por me njërën dorë mban celularin, duke filmuar ish-bashkëshorten e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here