Princ Leka dhe Elia Zaharia padisin për dhunë njëri-tjetrin, dëshmia: Debati me ish-vjehrrin degradoi në përplasje fizike

0
140

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në Komisariatin nr 1 të Policisë në Tiranë.

Mësohet se Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën, e cila në ato momente ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.

Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teka Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

Pas këtij episodi të dy janë paraqitur në polici, ku u është bërë akt ekspertimi mjekoligjor dhe i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Pas kësaj, edhe Elia i është drejtuar komisariatit me pretendime për dhunë nga ish-bashkëshorti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here