U kritikua ashpër pasi pranoi dhunën mbi të dashurën, reagon Shpat Kasapi

0
169
Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ka qënë para disa kohësh i ftuar në emisionin “E Diell”, ku pohoi se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës. Për rubrikën “Mos i bjer me Top” të Ronaldo Sharkës, Kasapi është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25-26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt.

Deklaratë e këngëtarit u përball me kritika të ashpra jo vetëm nga publiku por edhe nga personazhe të njohur publik.  Ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi, Shpati është shprehur se deklarata e tij është keqkuptuar, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndjesë publike.

“Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qenë fëmijë. Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrin dhe të krijojnë keqkuptime të tilla“, u shpreh këngëtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here