Eduart Deda në një rrëfim për karrierën, familjen dhe “Miss Universe”!

0
56
Eduart Deda

Suksesin e shkruajnë vitet, përvoja, e shkruajnë ata që e duan punën. Në vazhdën e pikërisht kësaj qëndrojnë personazhe, profesionistë që shtrojnë rrugë të panumërta. Mes tyre, dua të përmend dikë, Eduart Dedën. Unë e njoh si producentin e “Miss Universe”, teksa vit pas viti ka numëruar sukseset, duke rritur jo vetëm emrin e tij, por edhe kompeticionet të cilat ka drejtuar. Tani nuk mund as ta mendosh “Miss Universe” pa emrin dhe prekjen magjike të Eduart Dedës. Jo vetëm kaq, në gjithë këto vite, në emrin e tij janë shënjuar projekte që sot bëjnë jo vetëm xhiro në vendin tonë, por edhe në botë. Ai ka ardhur në një rrëfim të sinqertë për karrierën, për familjen dhe sigurisht për “Miss Universe” që këtë vit feston 10-vjetorin.

Eduart Deda, sapo thuhet emri yt ndërmend të vjen “Miss Universe”, me suksese të njëpasnjëshme që këtë vit shënohen në 1 dekadë. Si ka qenë ky rrugëtim i yti përgjatë gjithë këtyre viteve?

Fillimi ka qenë i vështirë edhe pse isha marrë me botën e showbiz-it prej disa vitesh me revistën Vip. Arritja më e madhe në karrierën time ka qenë kur firmosa kontratën me Donald J.Trump and NBC Universal Partnership. Spektakli dhe televizioni ishin diçka e re për karrierën time. Ishte viti 2014 kur emri im u lidh me brendin ndërkombëtar shumë të sukseshëm të bukurisë botërore siç është Miss Universe. Me modesti them që ai vit shënoi dhe realizimin e një spektakëli të plotë televiziv për bukurinë shqiptare i cili u trasmetua në televizionin kombëtar TV Klan. Edicioni i dytë erdhi më i madh dhe më i plotësuar nën moderimin e Albert Dumanit dhe me të ftuar special aktorin e mirënjohur italian Gabriel  Garko. Vit pas viti “Miss Universe Albania” u shndërrua në eventin më të rëndësishëm i cili çdo vit dërgon fitueset e çdo edicioni në kompeticionin ndërkombëtar “Miss Universe”.

Ndodh që shpesh rastësitë janë mbreti i botës, por shumë herë të tjera, ne i projektojmë ato që na ndodhin, si ka qenë me ty kjo pjesë, e ke projektuar punën që të çoi te suksesi, apo ishte ky i fundit që të bëri t’i përvishesh punës dhe të numërosh kaq vite në një event gjigant siç është “Miss Universe”?

Rastësia më bëri të përfshihesha në këtë projekt, kur e kuptova rëndësinë e Miss Universi u dedikova 100%. Gjatë bashkëpunimit me revista Vip kisha fatin të punoja me artistin shqiptar të fotografisë Fadil Berisha i cili ndërmjetësoi që unë të merrja licencën e “Miss Universe” dhe i jam mirënjohës gjithë jetën.

Producent i suksesshëm, karrierë e gjatë, po a ke ti disa momente kyçe përgjatë viteve që i veçon nga të tjerat?

Gjithë udhëtimi ka qenë një sukses, u jam mirënjohës të gjitha konkurrenteve, që kanë marrë pjesë, dua të përgëzoj nga Zhaneta Byberi 2014, Megi Luka 2015, Indita Idrizi 2016, Blerta Leka 2017, Trejsi Sejdini 2018, Sindi Marina 2019, Paola Mehmetukaj 2010, Ina Dajçi 2011, Deda Kokomani 2012, Endi Demneri 2023.  U jam falënderues për përfaqësimin dinjitoz që kanë bërë në konkursin ndërkombëtar Miss Universe.

Si është puna në organizimin e një eventi siç është “Miss Universe”, kur nis, si organizohet, Eduarti është 24/7 brenda tij?

Është një angazhim 6-mujor ku fillon me audicionet në janar dhe përzgjedhjen e kastit. Është një proces i gjatë, ku qëndron me personazhe dhe karaktere të ndryshme, ku ne mundohemi të bëjmë më të mirën për të gjithë konkurentet.

Përmendëm disa herë “Miss Universe”, por në fakt firmën tënde e mbajnë “Revista Vip Albania”, ke qenë producent i Vip Zone në Vizion Plus, dhe kompeticione të tjera, si “Këndo këngën time”, që pati shumë sukses. Si i sheh ti tani, si pjesë e rëndësishme e jotja dhe një traditë që duhet vazhduar?

Po, Revista Vip ishte produkti i parë ku unë përqafova showbiz-in shqiptar dhe është një nga eksperiencat më të bukura në jetë që më ndryshoi rrjedhën e karrierës time. Prej 5 vitesh mbajmë dhe licencën e “Miss Universe Kosova” në një moment kur producentet e Kosovës u tërhoqën nga përfaqësimi i Kosovës në “Miss Universe”, ku dhe Kosova të kishte një përfaqesim në “Miss Universe”.

Meqë jemi këtu, besoj se dhe në murin e shtëpisë tënde do ketë çmime të marra ndër vite. Do të na përmendësh ndonjërin?

Po, vitet e gjata të karrierës të bëjnë edhe të marrësh vlerësime, mund të përmend disa prej tyre:

“Best Albania Producer” në vitin 2015

“Best Albanian Producent” në vitin 2019

Best Albanian Producer of the year with the show “Vip zone” nga Vizion Plus 2016 Vizion Plus

Best Albanian Producer of the year with the show “Miss Universe Albania” 2016 Vizion Plus

Best Albanian Producer of the year with the show “Miss Universe Albania & Kendo këngën time” 2019 Vizion Plus

Best Albanian Producer of the year with the most watched show “Miss Universe Albania”  2023 MCN

Imazhi më i mirë i producentit shqiptar ndër vite 2019

KRYQI I KUQ SHQIPTAR 2024

Si nis dhe si bitis një ditë e Edit?

Kjo pyetje më kujton një rubrikë 24 orë  ku bëhej me personazhe VIP, dita ime nis duke çuar fëmijët në shkollë, vazhdoj pastaj rutinën në zyrë me takime dhe angazhimet e ditës dhe është një ditë e mbushur me plot detyra që në darkë kur bëj atë përmbledhjen, jam i lumtur që shumica prej tyre janë të përfunduara.

Rikthehemi te “Miss Universe”, çfarë do të ketë ndryshe këtë vit, mendon se mbyll një cikël dhe pas tij do të vijë një i ri ndryshe dhe me risi, apo tradita është traditë?

Formate e misit nuk të lejojnë të eksperimentosh shumë , por ju premtoj që show do të jetë I jashtëzakoshëm ku do iu japim zë kauzave për fuqizimin e figurës së gruas në shoqërinë shqiptare.

Si i ke parë brezat e vajzave ndër vite, optika jote si i analizon, me përmirësime, apo ka detaje me të cilat thjesht përshtatesh?

Vajzat janë më të informuara më të avancuara, janë më të vetëdijshme për arat e bukurise, vajzat kanë ardhur në përmirësim vit pas viti.

Edi përveç punës, sigurisht ka dhe një familje të mrekullueshme, bashkëshorten, dy fëmijë, është e vështirë ta balancosh kohën mes të dyjave?

Dua të them që jam me fat që kam një familje të shëndetshme që më suporton, më mirëkupton në karrierën time. Gjatë kohë së zhvillimit të misit jam pak i zënë me angazhimet e spektaklit dhe mundohem që menjëherë pas përfundimit të tij të rikuperoj kohën me ta. Do kisha shumë kënaqësi që një ditë vajza ime Noemi të mund të vazhdonte këtë mision që unë kam nisur.

Ka raste kur për momente të veçanta të fëmijëve, babi Edi për arsye pune nuk është prezent, apo e gjen kohën gjithmonë për ta?

Sa i përket kohës dhe momenteve të rëndësishme të fëmijëve mendoj që nuk ka prind që i dedikohet punës më shumë se familjes. Unë famijen e kam prioritet dhe nuk mungoj kurrë në momentet e tyre të rëndësishme.

E ke shëmbëlltyrën tënde te njëri prej tyre, cili prej tyre ka marrë nga ty?

Më ngjajnë të dy shumë.

Ku e gjen krenarinë Eduarti, në karrierë apo në familje?

Une jam shumë i lumtur e kam arritur që të ndërtoj një karrierë të shëndetshme dhe një familje të shëndetshme dhe ndihem shumë i plotësuar.

Nëse do ta përshkruaje veten me 5 fjalë, cilat do të ishin?

I guximshëm, detajist, i dashuruar, ambicioz dhe i sinqertë.

A ka pengje në jetë Eduart Deda?

Po pengu im i vetëm është që do kisha dashur të isha bërë prind sa e kisha babin në jetë, që të kuptoja më shumë se çfarë isha unë për atë./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here