“Jam materialist, e dua lekun shumë”- Ronaldo Sharka zbulon se çfarë do të bënte po të ishte i pasur: Të paaftëve…

0
72

Moderatori Ronaldo Sharka së fundmi ka zhvvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku është vënë përballë disa pyetjeve mbi jetën e personale dhe profesionale.

“Çfarë do të bëje ndryshe po të kishe një ekonomi më të mirë? A je i kënaqur me arritjet e tua?”- ishte pyetja që një ndër ndjekësit i drejtuan atij.

Ronaldo ka treguar se është shumë i kënaqur nga gjërat që ai ka arritur deri tani, ndërsa tha që ëhstë pak materialist pasi e do shumë lekun.

Hmmm… Lindur e rritur në një familje super të thjeshtë, me vështirësi ekonomike, ku edhe jugun e zbulova para 4 vitesh, kur ika për herë të parë me xhirime për një emision veror që kam bërë vetë autorësi e moderim, mund të them që jam i kenaqur, ku edhe duke mos pasur asgjë, dhe asnjë dorë nga askush, përveç Zotit dhe disa njerëzve që në momente të caktuara kanë besuar tek unë, mund të them që jam krenar. Sot bëj përaferisht jetën që dua. Por e dua shumë, shumë fare lekun. Jam pak materialist si natyrë aq sa jam dhe pasionant. Dmth dhe lekun e shoh me shumë passion”- u shpreh ai.

Përsa i përket asaj se çfarë do të bënte nëse do të ishte i pasi Ronaldo tha: “Do i jepja shumë lekë të paaftëve që të rrinin në shtëpi.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here