Zbulohet arsyeja pse Santiana dhe Alba s’flasin më

0
94

Santiana dhe Alba kanë qenë dy ish-konkurrente të ‘BBVK’ tepër të komentuara për publikun por udhëtimi i tyre brenda shtëpisë u ndërpre akoma pa shkuar në finale.

Siç është parë përgjatë ditëve brenda shtëpisë dyshja ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me njera-tjetrën. Por se kjo miqësi e tyre po mbaronte kaq shpejt askush nuk e kishte menduar.

Gjithçka u vulos natën e finales, kur dyshja as nuk ja hodhi sytë njera-tjetrës.

Pas daljes së Albës nga shtëpia, ajo ka darkuar me ‘armiqtë e përbetuar’ të Santianës dhe siç duket kur Santiana ka dalë jashtë shtëpisë e ka kuptuar që shoqëria e tyre nuk ka qenë e vërtetë .

‘Santiana është zhgënjyer tepër shumë nga Alba. Ajo pasi doli e kuptoi që shoqja e saj nuk e ka përkrahur sa duhet. Santiana i ka përcjellë intervistat ku nuk e ka përmendur dhe është njoftuar që nuk është nxjerrë në asnjë postim nga Alba përgjatë kohës sa ajo ishte brenda.’- tregojnë burime për Prive .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here