Ahmetaj tregon kërcënimet nga Rama: Më morën në telefon nga burgu, shkuan dhe te fëmija im

0
158

Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është kërcënuar 3 herë, pasi Rama i tha se do të shkojë në të sëmës. Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj është shprehur se është kërcënuar 3 herë, nga këto një herë nga burgu. Ahmetaj ka theksuar se kërcënimet i kanë shkuar dhe te fëmija i tij i vogël. Sipas tij, këto kërcënime kanë qenë të frymëzuara politikisht.

“Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu. Po. Dhe dy herë drejtpërsëdrejti. Të jem i sinqertë kur kërcënimi kaloi te gruaja që mbante fëmijën tim, me fëmijën tim tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si me demek trim i madh unë se shkoi te fëmija. Hera e fundit ka qenë tek rrethi tek liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri të vejë të s’ëmës dhe pastaj të dalë e të thotë se po të isha unë gjykatës e prokurori, do ishte më keq, sigurisht për çfarë do më kërcënonin mua. Këtë e kam ndarë me shumë shërbime,” tha Ahmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here