Dy prej banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip vijojnë të kenë debate të ashpra mes tyre.
Fatjoni dhe Graciano ende kanë sherre mes tyre.
Fatjoni thotë se debati ka degraduar dhe në fyerje.
Ai paralajmëroi se do të dalë nga shtëpia nëse nuk del fjala që ka thënë.
“Unë më me atë… Vajti në fyerje kupton? Unë mbaj fjalën time, unë dal nga shtëpia nëse nuk është ajo që kam thënë unë. Se unë jam shumë i sigurt, se mban mend deklaratën, tha nuk do të të jap llogari ty. Të shtunën do dal nga Big Brother nëse nuk është ajo që them unë. Do e çoj fjalën time deri në fund. Po ai do e çojë deri në fund? Vëlla njerëzit për këtë fytyrë rrojnë. E për këtë të gjithë kanë një fytyrë”, ka thënë Fatjoni sot gjatë një diskutimi me banorë të tjerë.