Katy Perry dhe Orlando Bloom morën pjesë në darkën bamirësie të Kering Foundation, “Caring for Women”, në New York gjatë kësaj jave. Çifti, të fejuar që nga viti 2019, u shfaqën të mrekullueshëm teksa pozonin së bashku në këtë event luksoz. Megjithatë, një foto e veçantë e çiftit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shfaqet edhe Kim Kardashian.
Në këtë foto, Kim Kardashian qëndron përpara Katy-t dhe Orlando-s, e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë. Orlando, i cili qëndronte pas Kim-it, duket se po shikonte të pasmet e saj, ndërsa Katy qëndronte pranë tij. Kjo foto u bë virale, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Tani, Katy ka komentuar këtë moment gjatë një interviste në Elvis Duran Show. Moderatori i tha Katy-t: “Mund të të tregoj foton e fundit që sapo pashë në TMZ? E ke parë këtë?” Kur Katy i zbuloi që nuk e kishte parë ende foton, Elvis e informoi: “Është një foto me ty, Kim Kardashian dhe Orlando që po shikon të pasmet e saj.”
“Si mund të mos e shohë?” shtoi ai, ndërsa Katy iu përgjigj me një shprehje të ftohtë në fytyrë: “E aprovoj.”
Elvis vuri re gjithashtu se në një tjetër foto, dora e Orlando-s ishte vendosur pak mbi të pasmet e Katy-t. Duke qeshur, këngëtarja tha: “Ka qenë edhe në vende të tjera! Më fal që të them, por vajza ime është 4 vjeç!”
Katy dhe Orlando u bënë prindër të vajzës së tyre, Daisy Dove Bloom, në vitin 2020.