Nga periudha e shtatzanisë tek momentet e sikletshme në studiot e lajmeve rrëfehet Sonila Meço: Kisha të ftuar Sali Berishën…

0
75

Në episodin e kësaj jave të Mam nga Orinda Huta e ftuar ishte gazetarja Sonila Meço e cila ndau përjetimet e mëmësisë. Ajo rrëfen se vjen një çast që gruaja është gati të bëhet nënë dhe nuk pyet sa projekte e plane pa mbyllur i kanë mbetur. Sonila citon se u zgjua një mëngjes me dëshirën për t’u bërë nënë. E jo vetëm kaq, ajo tregon se si e ndjente dhe ishte e bindur që kishte mbetur shtatzanë ende pa bërë testin e shtatzanisë.
E kishte të drejtë por për diçka tjetër që e dëshironte aq shumë, jo. Sonila ishte e bindur që do ishte një mami djali por në fakt siç do i thoshte doktor Halim Kosova, sido që ta kthej këtë aparaturën, të të kthej dhe ty. Këtë vajzën s’e bëjmë dot djalë

U zhgënjye pak por kishte filluar ta kuptonte nga të përzierat e shumta që ishte në pritje të një vajze.

Një tjetër moment në podcastin Mam ishte zgjedhja e emrit. Sonila dhe Orinda duket se kanë një “kumbar” të përbashkët për emrin e vajzave. Ajo është regjisorja Vera Grabocka e cila i tregoi se pse ishte e rëndësishme që emri i një vajze të ishte me dy “A”

Sonila tregon edhe për dy momente të sikletshme në studion e lajmeve ku të ftuar kishte Sali Berishën dhe në tjetrin Çlirim Gjatën.
Gjatë shtatzanisë mbante një tas të vogël poshtë tavolinës për të përzierat e ndërsa në rastin e Çlirim Gjatës qumështi i gjirit do ti ekspozohej në bluzë gjatë një transmetimi live

Një tjetër temë e prekur në podcast ishte bullizimi dhe prekja e Amaris nga ky fenomen që po flitet e bëhet kaq pak nga media. Gjithashtu edhe për rastet kur nuk është ndjerë një nënë e mirë apo kur i është dashur ti shpjegoj seksualitetin në një moshë shumë të vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here