Thursday, May 8, 2025

Legjenda e muzikës Smokey Robinson akuzohet për abuzim seksual

Share

Katër ish-shërbyese kanë paditur legjendën e muzikës, Smokey Robinson, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me to për vite me radhë.  Ato kërkojnë një dëmshpërblim prej 50 milionë dollarë dhe theksojnë se bashkëshortja e tij ka mbuluar këto ngjarje të cilat kanë ndodhur nga viti 2007 deri në vitin 2024.

Katër gratë pretendojnë gjithashtu se nuk u paguan përpara se të linin punën, duke thënë se refuzuan të flisnin më herët për shkak të frikës së humbjes së vendit të punës dhe statusit të Robinson si personazh i njohur.

Ish-shërbyeset disa prej të cilave punonin për familjen Robinson në të njëjtën kohë me njëra-tjetrën, gjithashtu ia mbajtën të fshehta njëra-tjetrës këto histori, por tani po lidhen ngushtë nga përvoja e tyre, thonë avokatët.

Robinson, ishte ndër krijuesit më të mëdhenj të hiteve të viteve 1960, si me grupin e tij Miracles ashtu edhe si artist solo. Këngët e tij më të njohura janë “Tears of a Clown” dhe “The Tracks of My Tears”.

Read more

Local News