Friday, May 9, 2025

Shkodra Elektronike pretendente për fituese Eurovizioni?

Share

Me fillimin e afërt të provave për Eurovision 2025 në qytetin Basel të Zvicrës, garuesit nga 37 vende po hyjnë në fazën më vendimtare të përgatitjeve, ku do të përcaktohen performancat që mund të formësojnë fituesin e këtij edicioni. Pas publikimit të të gjitha këngëve në muajin mars, portali i njohur ndërkombëtar i fansave të Eurovision-it, Wiwibloggs, zhvilloi një sondazh ku i kërkoi publikut të votonte për të preferuarin e tyre për të fituar. Në këtë sondazh morën pjesë plot 18,951 persona, duke reflektuar një interes të madh nga komuniteti global i adhuruesve të festivalit.

Rezultatet tregojnë se përfaqësuesit e Shqipërisë, “Shkodra Elektronike”, janë aktualisht favoritët për të fituar Eurovision 2025. Edhe pse në një sondazh të mëparshëm ata ishin pozicionuar të dytët në gjysmëfinalen e parë, një valë e re mbështetjeje i solli ata në vendin e parë në këtë sondazh të gjerë. Kënga e tyre “Zjerm” mori gjithsej 2,106 vota, që përbëjnë 11.11% të totalit. Në vend të dytë renditet Finlanda, e përfaqësuar nga Erika Vikman me këngën “ICH KOMME”, e cila përçon një mesazh për lirinë seksuale.

Erika është një emër i njohur mes fansave të Eurovisionit dhe siguroi 1,969 vota në këtë sondazh, që përbën 10.39% të totalit. Pozita e tretë i takon grupit KAJ, një trio finlandeze që këtë vit përfaqëson Suedinë me këngën “Bara Bada Bastu”, një himn i jetës nordike dhe dashurisë për saunën. Ata janë cilësuar shpesh si pretendentët kryesorë sipas basteve dhe morën 1,620 vota (ose 8.55% të totalit).Shkodra Elektronike pretendente për fituese Eurovizioni?

Read more

Local News