Friday, May 9, 2025

Naomi Campbell përjashtohet nga Met Gala

Share

Naomi Campbell është përjashtuar nga Met Gala 2024 pas një përplasjeje me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour. Supermodelja 54-vjeçare, e cila ka marrë pjesë 21 herë në natën më të madhe të modës, dyshohet se u përjashtua pas një incidenti me Anna-n në shtatorin e kaluar, gjatë një eventi të industrisë. Gjatë ceremonisë së “Harlem’s Fashion Row” në Javën e Modës në New York, vonesa e Naomit shkaktoi probleme.

Anna, e cila njihet për përpikmërinë e saj, i tha audiencës: “Unë jam një person shumë i saktë dhe kam nderin t’ia prezantoj sonte dikujt që shpesh vonohet”. Naomi, e veshur me një fustan të zi dhe me një fashë në gju, mbërriti vonë aq sa Anna u largua nga ngjarja. Çmimi iu dorëzua nga kryeredaktorja e Harper’s Bazaar, Samira Nasr.

Në skenë, Naomi befasoi turmën me një deklaratë që thuhet se shkaktoi grindjen: “Nuk ishte zgjedhja ime të kisha zonjën tjetër, do të preferoja shumë më tepër këtë”. Pas këtij episodi, burime për The Sun thanë: “Naomi ‘qëlloi’ veten me atë koment. Nuk e kritikon mbretëreshën e modës dhe prapë pret të ecë në tapetin e saj të kuq… Nëse Anna do që të largohesh, je larguar”.

Read more

Local News