“Kam luftuar shumë”/ E papritur, Kader dhe Lumbardhi i japin fund lidhjes

0
59

Ndërsa deri dje i shihnim të pandarë pranë njëri-tjetrit dhe të lumtur, sot një njoftim i papritur ka ardhur nga Kader e cila shprehet se i ka dhënë fund lidhjes me Lumbardhin. Lajmin e ka ndarë me fansat në një Instastory ku ndër të tjera shkruan se ata nuk janë më bashkë edhe pse i është dashur të luftojë për të mbajtur lidhjen e tyre.

Dyshja gjithashtu kanë fshirë çdo foto të tyren në rrjete sociale, ndërsa ende nuk ka një reagim nga ana e Lumbardh për atë se çfarë po ndodh mes tyre.Dyshja u njohën në Big Brother Vip Kosova ku ishin konkurrent dhe Lumbardhi u shpall fitues. Lajmi erdhi papritur pasi vetëm pak ditë më parë të dy u panë duke shijuar koncertin e “Sunny hill Festival” dhe postonin pranë njëri-tjetrit ndërsa sot ata njoftojnë ndarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here