“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, numëron sërish 109K në “Instagram”, njësoj si javën e kaluar, duke mos ndryshuar në numrin e ndjekësve. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori ka fituar 2 mijë ndjekës brenda javës, nga 466K, tashmë numëron 468K. Nga ana tjetër, Romeo Veshaj ka fituar 5 mijë ndjekës që nga dalja e tij nga BBV3, nga 383K, tani ai ka 388K.
Sa i përket partneres së tij Heidi Baci, ajo ka 11 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 207K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 218K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, nuk ka ndryshuar në numrin e tij të ndjekësve duke numëruar sërish 355K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, vijon me rritje edhe këtë javë duke shtuar 2K. Nga 126K tani Françeska ka 128K.
Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka fituar 2K ndjekës. Nga 846 mijë tani ajo ka shkuar në 848K. Erjola Doçi nga 308K ndjekës, ka shtuar 1 mijë dhe tashmë numëron 309K. Rike Roçi nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve nga java e kaluar dhe numëron sërish 175K.