Ngeli shtatzënë me Bardhin në shtëpinë e “BBV”? Sara Gjordeni zbulon të vërtetën

0
42

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi ajo publikoi në Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur, të shumta ishin aludimet e fansave se ish-missi ka ngelur shtatzënë në shtëpinë e “BBV”.

Këtyre aludimeve Sara iu dha fund gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”, ku tregoi se nuk ka qenë shtatzënë në shtëpinë e “BBV”.

Unë jam vajzë kam menstruacionet, nëse nuk kuptoni nuk e di çfarë të ju them. Se filluan disa faqe merrnin pamje nga vitet e kaluara, shih si e ka bërë këtu, shih këtu. Qetësohuni nuk kam qenë shtatzënë në Big, se ka kaluar në absurditet”, tha Sara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here