E dhunuan fizikisht, këngëtarja shqiptare denoncon bashkëshortin dhe vëllain e saj në polici

0
194

Këngëtarja e njohur kosovare, Teuta Selimi ka denoncuar bashkëshortin e saj Patrik Neziri dhe të vëllanë, Agron Selimi për dhunë.

Ajo ka bërë dy denoncimet brenda 48 orëve, ku fillimisht ka kallëzuar të shoqin dhe më pas vëllain e saj.

Gazeta Sinjali raporton se rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selim shkoi në polici dhe denoncoi bashkëshortin për dhunë.

Mësohet se fillimisht çifti kanë pasur një konflikt verbal që degradoi në dhunë fizike. Ajo akuzoi Patrik Nezirin se e ka goditur diasa herë në kokë.

Por pavarësisht, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.

Gjithashtu këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate duke akuzuar të vëllanë Agron Selimi për dhunë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here