Dhuna ndaj Princ Lekës, Amos Zaharia mëson nga “Jetë Shqiptare” për denoncimin

0
120

Princ Leka dhe ish bashkëshortja e tij Elia Zharia kanë bërë të dy kallëzim në polici, ku pretendojnë se janë dhunuar, ngjarje e cila ka ndodhur në rezidencën e familjes mbretërore. Princ Leka ka paditur ish bashkëshorten dhe babain e saj Gjergj Zaharia, për ushtrim dhune.

Në dëshminë e tij Princ Leka deklaron se “Gjergj Zaharia e ka goditur kur ai ka shkuar për të takuar vajzën pasditen e 5 marsit”.

Lidhur me rastin “Jetë Shqiptare” në RTSH ka marrë një prononcim nga vëllai i Elia Zaharias, Amos Zaharia, i cili thotë se nuk di gjë për ngjarjen.

Amosi reagon i hutuar nga pyetjet e gazetares së emisionit “Jetë Shqiptare” lidhur me rastin, kur thotë se po e merr vesh tani pasi është me xhirime në Prishtinë.

Biseda e plotë me Amos Zaharia

Gazetarja: Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. A keni një reagim për ngjarjen?

Amos Zaharia: Për cilën ngjarje më fal?

Gazetarja: Për rastin që ka ndodhur me Princ Lekën…

Amos Zaharia: Ahhhaaa… për cilin incident? Për punën e divorcit e ke fjalën?

Gazetarja: Jo për incidentin e ndodhur mes babait tënd dhe Princit që është raportuar edhe në polici ku Princi ka bërë një kallëzim.

Amos Zaharia: Jo unë nuk di asgjë, jam në Prishtinë me xhirime dhe ti po më njofton. Çfarë ka ndodhur?

Gazetarja: Ka patur një incident mes babait tënd dhe Princit Lekës ku ai ka deklaruar se kur ka shkuar në pallatin për të takuar vajzën ka pasur një përplasje fizike mes tyre dhe ka marrë dhe ndihëm mjekësore dhe ka edhe një kallëzim. Edhe nga ana e Elias ka bërë kallëzim ndaj princit.

Amos Zaharia: Ahhaa, të lutem më mirëkupto nuk më takon të flas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here