Pasi humbi nënën, Anna Lika rikthehet në aktivitete, formalizon lidhjen me Bjordin

0
72
Anna Lika dhe Bjordi Mezini

Prej më shumë se një viti, Bjordi dhe Anna Lika janë ndër çiftet e “showbizz”-it tonë. Megjithatë, të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike. Vetëm 2 muaj më parë, Anna humbi nënën e saj dhe që prej asaj kohe, aktorja kishte preferuar që të qëndronte larg daljeve publike.

Premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë”, ka bërë që ajo ti rikthehet aktiviteteve në vend. Nën shoqërinë e Bjordit, dyshja u shfaq më e afërt se kurrë, ku në shoqërinë e tyre ishte dhe tezja e Annës, Inis Gjoni. Duket se tashmë lidhja mes tyre është formalizuar dhe të dy nuk kanë asnjë ndrojtje, të pozojnë si çift.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here