Sunday, November 24, 2024

Ka të fejuarën nga Kosova, Kyle Seeback nderon Ditën e Pavarësisë të Kosovës me një urim në gjuhën shqipe në Parlamentin e Kanadasë

Share

Deputeti kanadez, Kyle Seeback, ka uruar qytetarët e Kosovës në shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë, duke shprehur nderimet e tij në Parlamentin e Kanadasë. Në fjalën e tij në gjuhën shqipe, ai ka theksuar se rruga e Kosovës drejt pavarësisë ka qenë sfiduese, duke përmendur luftën dhe humbjen e shumë jetëve shqiptare.

“Rruga e Kosovës drejt pavarësisë nuk ka qenë e lehtë. Gjatë luftës së saj për liri në vitin 1999, dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u bënë refugjatë. Historitë e tyre të tragjedisë dhe vuajtjes janë vërtet të vështira për t’u dëgjuar,” ka thënë Seeback.

Deputeti kanadez ka vlerësuar rolin e Kanadasë në njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke ndihmuar shumë refugjatë kosovarë në Kanada gjatë kohës së luftës.

“Kanadaja ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe Kanadaja mirëpriti mbi 7000 refugjatë kosovarë në Kanada, duke përfshirë të fejuarën time dhe të gjithë familjen e saj. 25 vjet më vonë, ata ish-refugjatë kanë ndërtuar jetën këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën, punën e palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë,” shtoi ai.

Read more

Local News