Ami ka treguar për herë të parë arsyen se pse mungoi natën finale të Dancing With the Stars e ka qenë pikërisht ajo që shumë media e dyshuan asokohe, shtatzania. Një shtatzani që edhe pse në regjim nuk ia doli me sukses. Ky nuk ishte një moment dorëzimi për Amin dhe Ermalin. Të dy e dinin që shpejt do të vinte bekimi i tyre.
Ajo tregon se Joel shumë shpejt do e kërkonte një motër dhe se Sia ka mbetur 2 javë pa emër duke i thirrur bebi, sepse askush nuk merrte një vendim.
Më shumë një mami çunash apo gocash? Lidhjen më të ngushtë e ka me Sian. Ami rrëfen edhe për momentin më të vështirë në jetën e tyre. Ajo kujton kur Sia ishte vetëm një vjeç do të digjej keq. Sfida dhe dhimbja ishin te mëdha aq sa shpesh i bënte pyetje vetes, “ a do bëhet ndonjëherë?” Sot, Sia gëzon shëndet të plotë por gjurmë në memorien e Amit ka lënë shumë.
E sa i përket rikthimit në televizion Ami e ka një përgjigje… Kurrë mos thuaj kurrë por tani e plotëson më shumë biznesi se sa varësia e televizionit. “Televizioni do disipline”, thotë Ami
Amarda Toska për herë të parë ka bërë një rrëfim të pazakontë në podcastin Mam të Orinda Hutës
Share
Read more