Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka festuar 40-vjetorin e saj me një festë të jashtëzakonshme, të organizuar në një ambient të ngrohtë dhe miqësor.
E rrethuar nga partneri dhe miqtë më të ngushtë, Cunmulaj shkëlqeu në këtë natë të bukur e elegante.
Ndër të ftuarit specialë në festën e saj ishin edhe yje të njohur ndërkombëtarë, si këngëtari Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, modelja Nadia Ferreira, të cilët i dhanë një tjetër shkëlqim festës.
Emina kishte zgjedhur një fustan të zi shumë chic, që theksonte elegancën e saj natyrale, ndërsa pamja e saj plotësohej nga flokët e drejta dhe buzët e kuqe, duke krijuar një kombinim klasik dhe tërheqës.
Kështu Emina hyn në dekadën e saj të pestë me po aq hijeshi sa në ditët e saj të para në pasarela.