Në krah të emrave si Nicki Minaj dhe 21 Savage, Noizy do të performojë në festivalin më të madh në Evropë!

0
88

Noizy sapo i ka shtuar sukseseve të tij një tjetër arritje në karrierë, teksa tashmë do të performojë në një prej skenave më të rëndësishme në Evropë. Bëhet fjalë për “Openair Frauenfeld”, eventin të konsideruar si festivalin më të madh të muzikës hip-hop në kontinent dhe një ndër më të njohurit në botë, që mbahet në qytetin zvicerian të Frauenfeld nga 11 deri në 13 korrik.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga vetë reperi në Instagram-in e tij, Noizy do të performojë në skenë me artistë të kalibrit botëror, të paktën sa i takon muzikës rap, si 21 Savage, Playboi Carti, Gunna, Ice Spice, Offset, Nicki Minaj dhe Skepta. Mezi presim deri atëherë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here