Jennifer Lopez me sa duket hoqi tatuazhin që bëri për nder të Ben Affleck vitin e kaluar në mes të divorcit të çiftit.
Në shkurt 2023, aktori i “Argo” dhe këngëtarja “Jenny From the Block” festuan ditën e parë të Shën Valentinit si çift i martuar duke bërë tatuazhe të njëjta.
Lopez bëri një shenjë pafundësie- me “Jennifer” të shkruar në njërin skaj dhe “Ben” në anën tjetër. Megjithatë, aktores nuk i dukej më tatuazhi në premierën e filmit të saj të ri, “Unstoppable”, javën e kaluar.
Edhe pse Jennifer eci vetëm në tapetin e kuq, miku i Ben, Matt Damon gjithashtu mori pjesë në festivalin ndërkombëtar.
Damon dhe Affleck e mbështetën filmin nëpërmjet kompanisë së tyre të prodhimit, Artists Equity. Megjithatë, aktori i “Gone Girl” e anashkaloi ngjarjen për të kaluar pak kohë me fëmijët e tij – dhe për të shmangur një përplasje të vështirë me ish-in e tij.
Pavarësisht divorcit të aktores nga aktori i “Accountant”, ajo dhe Damon duket se janë ende në marrëdhënie të mira. Dyshja u fotografuan duke ndarë një moment gjatë një feste në The Ritz-Carlton, me Jennifer që mbante dorën e aktorit të “Jason Bourne”.
Një dëshmitar okular i tha më parë People se dyshja patën një bisedë të gjatë dhe të thellë” që zgjati mbi 20 minuta. Lopez paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck muajin e kaluar pas dy vitesh martesë.