Pas “Prime”-t të mbrëmjes së djeshme, Lediona dhe Egla kanë debatuar ashpër me njëra tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Çdo gjë filloi pasi aktorja i përmedi vajzën gazetares, e cila shpërtheu keq duke i thënë se për këtë ka mbetur kaq e ligë në shpirt.
“Fytyrë katrore, e pashpirt”- u shpreh Egla, ndëra Ledjona u acarua keq duke i thënë që është e pafytyrë.
Egla: Gocën e ka afruar vetë ose e ka afruar ajo me gjynahllëkun e vet
Lediona: Gjynahe nuk jam unë, ok. Prandaj ke mbetur kështu ti se je e ligë në shpirt
Egla: Si kam ngelur unë moj?
Ledjona: Ashtu siç je. Në rregull? Po e ti e sulmove Ilnisën moj, sulmove Heidin moj, pse i rrotullove kështu moj? A e di se çfarë je?
Egla: Si kam ngelur moj?
Lediona: E di se çfarë je? U mërzite me mua që nuk të pyeta për sytë se si më rrinë
Egla: Si kam ngelur unë?
Lediona: Kështu siç je dhe mos më hajde mua kështu. Ec moj se më dukesh shumë e padukshme
Egla: Fytyrë katrore, e pashpirt
Ledjona: Jam shumë e lumtur siç e kam surratin dhe falënderoj Zotin se si më ka bërë. Shko dhe shikoje një herë veten tënde
Egla i afrohet më shumë gazetares, ndërsa banorët tentojnë që t’i ndajnë vajzat nga njëra-tjetra në mënyrë që mos të ketë ndonjë përleshje fizike mes tyre.
Egla: O llafazane, si kam ngelur?
Ledjona: Shko dhe shikoje veten një herë në pasqyrë. Paguhem për këtë punë
Egla: Jo për të qenë pa shpirt dhe pa shtyllë kurrizore
Ledjona: Zonja dhe edukata
Egla: Unë s’kam thënë që jam zonjë me edukatë
Ledjona: Nuk të shpëtoj nga..
Egla: Je pa shtyllë kurrizore dhe unë kështu jam, ti akoma s’e ke kuptuar
Ledjona: Ti, ti je e pafytyrë