Finalja e “BBVK”, Blero përleshet fizikisht me rojet e sigurisë; shkak e dashura e tij misterioze

0
54
Blero Muharremi

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e “Big Brother VIP Kosova”, ku Lumbardhi u shpall fitues i çmimit të madh prej 144 mijë eurosh dhe një udhëtimi në Spanjë për të ndjekur live ndeshjen Mallorka FC.

Ish-banorët e këtij edicioni ishin të pranishëm në studio për të ndjekur nga afër shpalljen e fituesit, ndërsa pas mbarimit të tij të gjithë konkurentët shkuan në “After Party” për të festuar së bashku.

Një ndër ta ishte edhe këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, i cili mesa duket nuk e ka shijuar aspak këtë festë.

Sipas disa burimeve për “Prive” artisti ka pasur një konfrontim fizik me një ndër anëtarët e sigurimit dhe shkak për këtë është bërë e dashura e tij misterioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here