Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë martuar sonte në një ceremoni private, që nuk ishte paralajmëruar më parë. Edhe pse Dafina kishte treguar përgatitjet për dasmë ajo nuk e kishte zbuluar kur do mbahej.
Në media kanë filluar të qarkullojnë pamje ekskluzive nga kjo ngjarje intime, e cila u mbajt larg syve të publikut.
Vetë Dafina ka ndarë vetëm një fotografi simbolike në rrjetet sociale, ku shfaqet dora e saj dhe ajo e Kreshnikut, me unazat e martesës.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga ceremonia, por fansat janë të emocionuar dhe presin më shumë nga çifti i ri.
Jetë të lumtur!