“Modë, elegancë e hijeshi” Jeta e influenceres mes fotove dhe udhëtimeve

0
120

Anxhela ka rrëfyer jetën e saj si një influencer dhe fotomodele pa lënë pas dhe pasionin e saj për udhëtimet. Ajo ka treguar si është të jesh një influencuese në Shqipëri teksa ka folur edhe për udhëtimet që mbeten një ndër pasionet e saj më të mëdha duke na treguar kujtimet më të bukura por dhe duke na sugjeruar destinacionin që duhet të vizitoni.

Anxhela jeta jote si duke është e fokusuar në disa drejtime, modelingu, influencer por dhe pasioni për udhëtimet, por cila ka më shumë prioritet për ty?

Anxhela– Për momentin jam e fokusuar në modeling pa lënë më një anë as udhëtimet apo të qenurit influencer.Deri tani kam arritur që ti gërshetoj më së miri me njëra-tjetën.

Kur flasim për modelingun, ku e shikon veten Anxhela në këtë fushë?

Anxhela– Kur flasim per modelingun veten e shof të angazhuar në sfilata dhe pse jo në revista dhe pasarela ndërkombëtare

Si është të jesh një influencer në Shqipëri?

Anxhela- Të jesh influencus është një punë dhe art më vete që ka kosto dhe kërkon angazhim në kohë, duke qenë se s’ka orare të përcakuar, s’ka ditë pushim.

Çfarë ndikimi ka një influencer?

Anxhela- Të dish të influencosh dhe të ndikosh tek njerëzit realisht është një gjë që ju kushdo mund ta bëjë. Influencuesit janë një reklamë e mirë që bizneset po drejtohen gjithnjë e më shumë drejtë tyre duke i cilësuar si një mjet i volitshëm për të arritur tek konsumatorët

Si mendon a po keqpërdoret termi influencer?

Anxhela-Në disa raste po, pasi të jesh influencues nuk ka të bëj me sa i famshë je apo me miliona followers që mund të kesh, kjo është një punë dhe dhunëti që duhet ta përvetësosh me kalim e viteve.

Dimë që një ndër pasionet e tua më të mëdha janë udhëtimet, cili është vëndi që ke vizituar dhe të ka lënë më shumë mbresa?

Anxhela- Po më pëlqen shumë të udhetoj është ndër pasionet e mia më të mëdha dhe udhëtoj shpesh. Vendi që më ka lënë mbresa më shumë është Mariakeshi.

I ke numëruar sa destinacione ke vizituar?

Anxhela- Po, kam udhëtuar shumë vende dhe shumë destinacione të tjera më presin që t’i vizitoj

Cili është kujtimi më i bukur që ke nga udhëtimet?

Anxhela- Kujtimet më të bukura që i lidh me udhëtimet është historia e tyre dhe emocionet që të japin kur i viziton.

Cili është destinacioni i radhës dhe cilin vend do t’u sugjeroje njerëze për të vizituar pikërisht në këto momente?

Anxhela- Ishulli që unë do të sugjeroja është Capri, i cili njihet në të gjithë botën dhe është një nga simbolet e Italisë. Capri është i famshëm për atraksionet e tij të mrekullueshme, i njohur përgjithësisht si një vend luksoz, ku shëtitjet me superjahtet më të shtrenjta janë karakteriste, pra me pak fjalë Capri mbetet ishulli ‘më në modë’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here