Kanye West dhe supermodelja Irina Shayk janë në marrëdhënie dashurie?

Kanye West dhe supermodelja Irina Shayk ndezin thashethemet për një marrëdhënie dashurie. Dhe pikërisht në mes të procesit të divorcit të reperit me Kim Kardashian. Divorci mes dy të famshmëve u shpall në shkurt të këtij viti. Por reperi 43-vjeçar është parë në shoqërinë e ruses së famshme të pasarelave, 35-vjeçares Shayk, gjë që i ka bërë objekt të një faqeje thashethemesh.

I kanë parë së bashku në një “takim” dhe kaq ka mjaftuar për t’u vënë në qendër të thashethemeve. Ai, Kanye West është në mes të një divorci me Kim Kardashian, milioneren e famshme amerikane. Ajo, Irina, vjen nga fundi i një marrëdhënie të rëndësishme me Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një fëmijë. Më parë, modelja ruse ka qenë e fejuara e Christiano Ronaldos (si e ka shtyrë me të) dhe pas ndarjes me Cooper është parë në shoqërinë e drejtorit kreativ të Burberry, Riccardo Tisci.

Në fakt është një person anonim që ka furnizuar informacionin për faqen instagram të thashethemeve për të famshmit, DeuxMoi.

Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, por “informatori” flet për një takim mes të dy emrave tepër të lakuar në botën e showbizit.

Mirëpo, edhe një tjetër “informator” raportoi të njëjtin thashethemë, duke i rritur edhe më shumë dyshimet.

Kanye West dhe Irina Shayk

Për shumë të tjerë marrëdhenia e Kanye me Irina Shayek nuk është e re. Thuhet se ata kanë 10 vite që njihen nga afër. Mjaftojmë të kujtojmë pjesëmarrjen e Irina Shayk në video-klipin e këngës Power të reperit në 2010-ën, në të cilën modelja shfaqet me krahët e ëngjëllit.

LEXO EDHE: Kanye West ka shitur sendet e çmuara që i ka dhuruar Kim Kardashian?!

Dhe vetëm dy vjet më vonë, rusja e bukur vuri aftësitë e saj të modelimit në provë, në Javën e Modës në Paris.

Një tjetër shenjë e rrit dyshimin. Irina u pa një muaj më parë të shfaqej me një bluzë DMX, të krijuar nga West, në bashkëpunim me Balenciaga.

Irina ka qenë e përfshirë në një lidhje me Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një vajzë 4-vjeçare.

Divorvi i Kanye West dhe Kim Kardashian

Në shkurtin e kaluar u deklarua nisja e procedurave të divorcit midis çiftit të famshëm West dhe Kardashian. Ata janë prindërit e 4 fëmijëve. Ata kishin gati 7 vite martesë dhe divorci u pranua nga të dy.

Sipas burimeve pranë Kim, divorci po ecën normalisht dhe pa probleme, pavarësisht tensioneve të përfolura.

Kim nga ana tjetër, vetëm fundjavën e shkuar u bë objekt i thashethemeve për një tjetër lidhje, ndërsa u pa të shkonte te miliarderi londinez Jamie Reuben, për të studiuar partyn e ditëlindjes, në Beverly Hills.

Të gjithë folën për Anxhela Peristeri e Beyonce, por pak e dinë kush i vesh të dyja. Pak thashetheme për “look ala Eurovizion”

look-u i Anxhela Peristerit ne Eurovizion

Anxhela Peristeri shkëlqeu Eurovizionin, që në momentin e parë të Tapetit të Kuq. Kaq e vërtetë është kjo, sa ishte Anxhela që fitoi sondazhin për veshjen më të bukur në tapetin e kuq. Të gjithë folën për Anxhela Peristerin dhe Beyonce, por pak kush e di mesa duket, nga europianët, se kush i ka veshur të dyja. Është Valdrin Sahiti, stilisti shqiptar nga Kosova, që ka veshur disa herë këngëtaren me famë botërore Beyonce. Dhe edhe Anxhela Peristerin në tapetin e kuq. Por le të bëjmë pak thashetheme për veshjet e pjesëmarrësve: “look ala Eurovizion”

Anxhela Peristeri dhe look-u i Eurovizionit

Uprezantua si një përralë në tapetin e kuq, me fustanin e stilistit Valdrin Sahiti. Një fustan i kuq, i gjatë, me një të çarë të thellë deri sipër këmbëve. Shoqëruar me një beret të kuqe, ala studenteshe të sapodiplomuar.

anxhela peristeri ne tapetin e kuq

Dhe bëri të flisnin të gjithë për veshjen e saj. U pa ngjashmëria me Beyonce, sigurisht. Por sepse është i njëjti stilist që ka punuar me të dyja. A mund të prezantohej me një stil më të personalizuar për Anxhelën? Mbetet për t’u parë nga profesionistët e stilit.

Gjithsesi, Anxhela e rrëmbeu vendin e parë në renditjen e Veshjes më të Mirë në tapetin e kuq. Në netët e performancës, Anxhela u prezantua me badyn me perla e gura, në ngjyrë argjendi, të punuar nga Kujta & Meri. Edhe këtu u tentua të bëhej një lloj ngjashmërie me Jennifer Lopez dhe ndikimin e saj. Sidomos nga mediat italiane. Por ne që e njohim mirë stilin e Kujtes, e dimë mirë se veshja e Anxhelës mund të ishte vetëm kështu. Për më tepër, me fizikun e mrekullueshëm që ajo ka.

Si ishin veshjet në Eurovizion

E vërteta është se në këtë Eurovizion, përveç shkëlqimit dhe vezullimit, sidomos të ballkanasve, u pa një lloj nacionalizmi prezent në look-un e këngëtarëve përfaqësues të vendeve të tyre.

Mund të përmendim këtu, veshjen e këngëtares ruse, e cila solli një matrioshkë prej pëlhure.

Ndërkohë që finlandezët dhe suedezët u prezantuan me një prekje japoneze në jelekët e tyre, të fiksuar pak si lumenj nëntokësor e pak si karateistë.

Trioja serbe me flokët ekstra ekstra large, që i bën të gjithë komentatorët të hidhnin bast për ekstension-at e tyre.

Maneskin u veshën nga Etro, me kominoshet e tyre të viteve ’70. Vetëm se të gjithë ishin të interesuar pë të bërë fotografi të shpinës së paveshur të vokalistit.

Këngëtari portugez u prezantua me kostumin e tij ala toreo.

Malta shpalosi gjithë mirëqenien e saj dhe luftën për Bady-Positive me gjithë shkëlqimin e mundshëm edhe pse shkurt.

Përfaqësuesi i Anglisë u prezantua me një zinxhir final që mbyllte veshjen e tij, si të bënte metaforën e mbylljes së Anglisë me Brexit, brenda Europës.

Dhe pastaj vjen Islanda me kartonat e saj nëpër bluza, që prezantonin karikaturat e secilit prej tyre. Me siguri ka pë t’u bërë modë e tipit street syle.

Gjoni ynë, që prezantoi Zvicrën u duk si një patinator i vërtetë, pa pistë akulli.

Nga ana tjetër, Natalia e Moldavisë dukej në mos si partnerja e Gjonit, si një balerinë e dancit sportiv.

Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për çiftin e Lituanisë. Goxha të përgatitur, madje kishin edhe pak nga Xhon Travolta brenda tyre, përveç ngjyrave.

Nga ana tjetër, demokracia gjermane hoqi keq me gishtin tregues, i mesit qëndroi mirë deri në fund.

Udhëtim i vështirë për Ukrainën, mes pyllit të zhveshur dhe gjetheve të gjelbra të këngëtares nëpër krahë.

Norvegjia pastaj zbriti ëngjëj e djaj në skenë, Dan Broën me siguri e ka pasur zili performancën.

Azebajxhan demostroi më së miri sensualitet femëror në paradhomat e burgut. Seç më sjell në mend një seri televizive.

Francezja e vendit të dytë, në veshjen me dy pjesë, sipër ishte feministja e pakohë ndërthurur me sensualitetin francezë, për të kontrastuar maskilizmin e poshtëm.

Mikpritësit holandez i kishin të gjitha, aq shumë kishin në veshjet e tyre sa më dhemb koka edhe t’i komentoj.

Për të ardhur te San Marino, e cila seç kishte një dyshim për t’u ndarë nga dimri e për të pranuar pranverën, me të gjithë V-në e thellë si grykë lumi pranveror.

Dhe telashet s’kanë të sosur! Ç’po ndodh me ish-konkurrentin e Për’Puthen, Alban Dyrmishi?

Nga burime të pakonfirmuara bëhet me dije se ish-konkurrenti polemik i Për’Puthen, Alban Dyrmishi, ka pasur një problem me policinë.

Zërat e pakonfirmuara bëjnë me dije se Alban Dyrmishi ndodhet në një nga komisariatet e policisë, por nuk dihet asgjë më shumë se kaq. Lajmi mbetet në kuadër të gossip, sa kohë nuk kemi asnjë konfirmim zyrtar të lajmit.

Gjithsesi, Alban Dyrmishi është bërë i njohur për polemikat e shkaktuar në sezonin e parë të Për’Puthen, emision që e lançoi atë dhe e bëri të njohur në showbizin shqiptar.

Redaksia jonë kërkoi të kontaktonte Albanin, por telefoni i tij ishte i padisponueshëm.

Shpresojmë që lajmi të mos jetë i vërtetë dhe e gjitha kjo të mbetet në kuadër thashethemi.

Duket se dasma është anulluar. Ndahet Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez?

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u ndanë pas dy vitesh fejesë, dasma anullohet

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u ndanë. Pas dy vitesh fejesë, martesa mes sportistit dhe yllit të pop-it është anuluar. Konfirmojnë ndarjen Page Six dhe TMZ, sipas të cilave JLo do të jetë beqare pas katër vitesh dashuri me ish-yllin e Neë York Yankees.

Një kthesë e vërtetë (edhe një tjetër) në jetën sentimentale të këngëtares, e cila ka pas vetes disa martesa të përfunduara dhe dashuritë që e kanë bërë të vuajë. Martesa e parë e JLo, ajo me kamarierin kuban Ojani Noa, daton në vitin 1997, dhe u pasua nga një divorc i shpejtë. Në 2001 martesa me balerinin Cris Judd, përfundoi dy vjet më vonë, vazhdon me anullimin e ceremonisë me Ben Affleck, lënë disa ditë para dasmës së njoftuar.

Në vitin 2007, Marc Anthony u bë burri i Jennifer Lopez dhe çifti kishte binjakët, Emme dhe Max, por ndarja arriti në 2011. Romanca me Rodriguez dukej si fundi i lumtur që Jennifer Lopez kishte ëndërruar prej kohësh. Ish-sportisti, sipërmarrësi dhe babai i dy vajzave (të lindura nga martesa e tij e parë), Alexander Rodriguez dukej si njeriu perfekt për yllin e popit.

Por diçka shkoi keq dhe pas propozimit të mrekullueshëm, i cili erdhi me një unazë diamanti me prerje smeraldi 20 karat, çifti së pari shtyu, më pas anuloi dasmën. Disa muaj më parë u duk se dasma do të bëhej, e do të festohej në Itali, një vend që JLo e do shumë dhe skena e pushimeve romantike të çiftit.

Në dhjetor, megjithatë, Jennifer kishte zbuluar dyshimet e saj rreth unionit në një intervistë në radio. “Në moshën tonë, me të dy ne që kemi një martesë pas vetes, çfarë bëjmë, martohemi? – rrëfeu ajo – Unë mendoj se është diçka që është ende e rëndësishme për ne, por nuk ka nxit”.

Arsyet e ndarjes nuk dihen ende dhe disa burime raportojnë se deri para disa ditësh, çifti ende po planifikonte dasmën.

Disa muaj më parë çifti duhej të përballej me thashethemet në lidhje me një tradhti të mundshme të Rodriguez me showgirl-in Madison Lecroy. Gruaja, megjithatë, e kishte mohuar, duke deklaruar se ajo e kishte dëgjuar vetëm në telefon sportistin.

“E vetmja gjë e vërtetë është se ne biseduam në telefon disa herë”, rrëfeu ajo për Page Six, duke e shfajësuar atë.

“Kjo është e vërteta e vetme: e jona është thjesht njohje. Ai kurrë nuk e tradhtoi fizikisht të dashurën e tij me mua. Ne kurrë nuk jemi takuar, thjesht kemi biseduar në telefon herë pas here, jo rregullisht”.

Jennifer Lopez vendosi më në fund të martohet? Çfarë po kërkon të thotë me foton me fustan nusërie?

Jennifer Lopez shfaqet krejt papritur në story-n e Instagramit të një mikeshës së saj, e veshur me fustanin e nusërisë më romantik të Pranverës 2021, duke na bërë të dyshojmë. A ka mbërritur përfundimisht momenti për martesën (e shtyrë për shkak të pandemisë) me Alex Rodriguez?

Mos ndoshta JLo po na tregon provën zyrtare të veshjes së nusërisë për ditën e madhe?

Ëndrra e fansave prishet papritmas nga hashtagu #ShotgunWedding, i cili nuk është gjë tjetër veç filmi i ri i Jennifer Lopez.

Sipas thashethemeve të para, Shotgun Wedding është një komedi romantike, në të cilën martesa e trazuar e një çifti kthehet përmbys nga ardhja e disa kriminelëve. Në një përpjekje për të shpëtuar familjen e tyre, të dy do të rizbulojnë arsyet e dashurisë së tyre.

Jennifer Lopez padyshim që do të jetë protagoniste, ndërsa krahë saj, Josh Duhamel do të luajë rolin e burrit dhe bashkë-yllit.

Kështu që ky dhe kaq është misteri i veshjes së bardhë.

Dhe meqë ra fjala, në ç’pikë gjendet martesa e vërtetë e JLo? Këngëtarja ka bërë me dije se ajo dhe Rodriguez dëshironin të martoheshin në Itali në vitin 2020, pastaj ngjarja e shumëpritur u shty dy herë për shkak të pandemisë: “Ne kishim planifikuar atë që vërtet dëshironim. Nuk e di nëse do të jemi në gjendje për ta ribërë atë. E anuluam dhe nuk kemi folur që prej asaj kohe. Nuk ka asnjë nxitim. Ne duam ta bëjmë mirë, atëherë kur të mundemi. Duhet vetëm të presim dhe të shohim se ku shkon bota”.

Kanye West ka shitur sendet e çmuara që i ka dhuruar Kim Kardashian?!

Ka fjalë që reperi ka kërkuar të heqë qafe dhuratat e çmuara të ish-it të tij, për të harruar të shkuarën ndoshta.

Mes Kardashianes më të famshme dhe Kanye West tashmë ka marrë fund. Prej muajsh e ndoshta vitesh u fol për krizën e tyre, por gjithçka pastaj u konfirmua për Krishtlindje, në faqen e Instagramit të vetë Kim.

Në fotot ceremoniale e të përvitshme të festës, Kim u shfaq vetëm në praninë e 4 fëmijëve të saj. Pastaj thashethemet lidhur me tradhtinë e burrit me make-up artisten Jeffrey Star dhe shumë fjalë të tjera lart e poshtë, por të pakonfirmuara.

Tani e vetmja e vërtetë e mbetur është 19 shkurti i 2021 dhe letrat e divorcit bërë publike nga Kim.

Trashëgimia që është për t’u ndarë
Kim Kardashian West, left, and Kanye West arrive at the Vanity Fair Oscar Party on Sunday, Feb. 9, 2020, in Beverly Hills, Calif. (Photo by Evan Agostini/Invision/AP)

Martuar në 2014 në Firenze, me 4 fëmijë të mrekullueshëm, një familje ndoshta ekzagjerueshëm të gjerë e prezente, vila luksoze, veshje, makina, karriera, investime, jeta e tyre duket vërtetë një përrallë e jetuar në realitet. Por Hollyëvood është kështu, ca ndahen e ca bashkohen. Flitet se të dy kanë në mend të ndjekin rrugën e një divorci miqësor me përkujdesje të të dyve për fëmijët.

Veçse në mes të të dyve janë për t’u ndarë edhe rreth 1.3 miliardë dollarë dhe aty ku hyn në mes leku, ujërat nisin të turbullohen. Duket se avokatët e palëve kanë shumë punë për të bërë, për të kënaqur klientët e tyre.

Shitja e xhevahirëve

Midis të tjerash, Kim Kardashian dhe Kaney West kanë blerë edhe shumë xhevahirë, madje edhe shumë të çmuar, në 10 vitë marrëdhënie.

Një nga blerjet e famshme të Kim Kardashian në një ankand, ora e Jackie Kennedy

Dhe duket se në javët e shkuara West ka tentuar të shesë në argjendaritë më me emër të Los Angeles, disa nga dhuratat e çmuara që Kim i ka bërë.

Një mik i mbetur anaonim ka bërë me dije se “në fund nuk i shiti, por do të ketë qenë një mënyrë për të mos e kujtuar më të shkuarën”. Nuk dihet me siguri nga cilat dhurata donte të ndahej West, por Kim ka kohë që e ka hequr unazën e martesës nga gishti. Por kjo me siguri ka qenë zgjedhja e saj nga dëshperimi.

Mozzik dhe Loredana tani janë bashkë… në një studio regjistrimi

E dimë çfarë menduat dhe e dimë çfarë duan të gjithë. Është bërë si dëshirë universale tashmë, të gjithë të çmendur për të parë bashkë çiftin më të klikuar të ndonjëherës.

Fansat po bëjnë paparazat për ta dhe ne mendojmë se ata të dy po argëtohen shumë me këtë, sepse në fund të fundit, kush publikon foto e video me ops, janë vetë ata.

Pa dashje ndodhen në të njëjtin aeroport, në të njëjtën makinë, në të njëjtën qendër komerciale e në të njëjtën shtëpi. Pa dashje ndodhen pranë tjetrit atëherë kur ai ka nevojë për të dhe pa dashje veshin rrobat e njeri-tjetrit.

Sipas tyre, asgjë s’po ndodh, kanë vetëm Hanën përgjysmë, por fansat nuk i hanë të gjitha. Ata komentojnë dhe publikojnë foto me “gjërat që u rrëshkasin” dy VIP-ave më interesant të momentit.

Kësaj here, të dy ata ndodhen në të njëjtën studio regjistrimi me gjasë. Të paktën fotot e publikuara tregojnë këtë. Nëse do të nxjerrin edhe një herë një këngë tjetër së bashku, besojmë se do të jetë “fundi i botës” për fansat e tyre.

Mozzik dhe Loredana dinë të luajnë, kështu që asgjë nuk është e pamundur për ta.

Këngë e re??? Të presim.

redaksia Vip

Mbasi bëri lëmsh gjithë dynjanë e rrjeteve sociale, Tea pranon gjithçka me postimin…

Rrjetet sociale kanë marrë flakë nga deklaratat, komentet, akuzat, kundërakuzat etj. Duket sikur “luftën” e ka filluar Shqipja, me materiale të publikuara në faqen e saj të instagramit, për të cilat thotë se ia kanë dërguar fansat.

Sigurisht, Tea Trifoni, e cila doli nga ky edicion i dytë i “Për’Puthen” me Andin, pasi do të vazhdonin përputhjen jashtë, në fillim mohoi gjithçka. Por Shqipja nuk u ndal me materialet e publikuara dhe ajo që bëri fillimin e fundit ishin pikërisht fotot që tregonin se Tea me Beartin ndodheshin të dy në Bogë, e për më tepër kapakun e vë një puthje e të rinjve e ngurtësuar në foto.

Burime të ndryshme thonë se edhe motra e Beartit ka publikuar një foto që konfirmon se Tea ishte në vendin malor me të vëllanë.

Ndërsa rrjeti ziente, Andi bëri një deklaratë nga live-i i tij, në të cilin shprehet se është pa fjalë dhe nuk di si ta shpjegojë të gjithë këtë dhe kërkon ndjesën e publikut që i detyrohet, sipas tij moralisht.

Sidoqoftë, Andi e ka lënë për më vonë sqarimin me publikun, ndërsa Tea më në fund publikon një video TikTok-u që ia ka bërë Bearti në Bogë dhe me këtë pranon edhe të gjitha ato që po i mohonte deri më tash.

Të gjithë po presin se ç’do të ndodhë, edhe pse të themi të drejtën, nuk është se ka shumë për të ndodhur. Zakonisht, në rastin më të mirë, këto histori mbyllen me një ndjesë dhe publiku mbasi kalon treditëshi merret me ndonjë gjë tjetër që ka plasur.

Armie Hammer akuzohet për kanibalizëm, “u tradhtua” nga biseda në chat

Akuzat për kanibalizëm janë gjithnjë e më këmbëngulëse për aktorin amerikan, shfaqen biseda në chat, ku ai do t’i vlerësonte këto praktika. Ndërkohë, ai largohet nga filmi “Shotgun Wedding”, në të cilim do ta shihnim përkrahë Jennifer Lopez

Pozicioni i Armie Hammer, 34 vjeçar, nuk është shumë i mirë: aktori amerikan, madje edhe në të kaluarën, është akuzuar vazhdimisht si i dhënë ndaj kanibalizmit, akuza që ai gjithmonë i ka mohuar.

Tani, megjithatë, siç raporton sajti “Just Jared”, ka edhe disa biseda sekrete që aktori ka bërë me një adhuruesen e tij në Instagram. Në shkëmbimin e mesazheve, Hammer tashmë imagjinonte takimin e parë me vajzën.

“Jam kaq shumë i ngazëllyer dhe i hutuar për të thënë pse”, do të shkruante ai.

Shfaqen bisedat “e rrezikshme” të Armie Hammer

“Jam kaq shumë i ngazëllyer nga mendimi se do të mbaj zemrën tënde dhe se do ta kontrolloj atë kur ajo të rrah. Unë jam 100% kanibal. Dua të të ha. Është e frikshme ta pranosh. Nuk e kam thënë kurrë më parë. Një herë i nxora zemrën një kafshe ende të gjallë dhe e hëngra atë, ashtu ende të nxehtë”, do të shkruante ai.

Mesazhe të tjera të rrjedhura përshkruajnë fantazitë e aktorit për përdhunim dhe kanibalizëm dhe u zbuluan nga një llogari anonime në mediat sociale, me emrin House of Effie, e cila u bë private pas skandalit.

Një skandal në Twitter përfshiu Armie Hammer vite më parë

Armie Hammer, i njohur si një nga protagonistët e filmit “Chiamami col tuo nome” nga Luca Guadagnino, tashmë kishte përfunduar në qendër të një skandali vite më parë: ai kishte vendosur disa pëlqime, në Twitter, në postimet që vlerësonin praktikat ekstreme të skllavërisë, një praktikë në të cilën një partner miratues është i lidhur me litarë, lidhëse dhe pranga ose ku kufizohet përkohësisht aftësia e tyre shqisore.

Lamtumira e Armie Hammer në “Shotgun Wedding”, me protagoniste Jennifer Lopez

Ndërkohë, aktori – martesa dhjetëvjeçare e të cilit me Elizabeth Chambers sapo ka përfunduar, me sa duket për shkak të pabesive të shpeshta të Hammerit – ka deklaruar se ai ka braktisur filmin që do të xhironte me Jennifer Lopez, Shotgun Wedding, prodhuar nga Ryan Reynolds.

Ndoshta, edhe pse nuk mund ta dimë me siguri, mund të ketë qenë Lionsgate që vendosi ta përjashtonte atë nga xhirimi, pikërisht për shkak të këtyre akuzave në lidhje me të.

Akuza për të cilat ai nuk dëshiron të përgjigjet, siç tha në një shënim të cituar nga People, “në dritën e sulmeve të ashpra në internet kundër meje, unë nuk mund t’i lë vetëm për katër muaj pikërisht tani, me vetëdije të plotë, fëmijët e mi, për të xhiruar një film në Republikën Dominikane”, ka shpjeguar.

Aktori shtoi se kompania e prodhimit Lionsgate “më mbështet në vendimin tim, dhe unë u jam mirënjohës për këtë”.

 Ndoshta, por duket pak si qartë që vendimi nuk është marrë dhe aq prej Armie-t.

Me Megi Pojanin e ka? Ori Nebijajt nuk i del inati me moderatoren: “Nuk e tërheq mbrapsht çfarë thashë …”

Para pak ditësh, moderatorja e njohur e programit të mëngjesit ‘Wake Up’, Ori Nebijaj hodhi një “thumb” të papritur në rrjete sociale, duke iu drejtuar njërës prej moderatoreve të reja të ekranit. Ajo e quajti “shkarravinë” vajzën në fjalë dhe kaq mjaftoi që ndjekësit të spekulonin se me kë lidhej ky postim.

“Pupupupu, e diela në shtëpi përfundimisht është një torturë nëse bën ‘zapping’ në TV. Ca emisione shterpë dhe tallava e ka shkarravina që bëjnë si moderatore por që shkaktojnë dhimbje sysh e veshesh. Ndjesë për mllefin e sinqertë por i ka jeta dhe këto,”- shkroi Ori Nebiaj.

Siç duket e paska patur për Megi Pojanin, pasi kjo e fundit reagoi dhe më pas e kuptuam se mes vajzave ka diçka që nuk shkon. Megi postoi një foto në Insta-story, ku si mbishkrim shkroi:

“Unë jam fëmijë i ’96. Nuk jam e viteve ’80 dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek eleganca e mediasetit dhe mina e celentano. Unë jam rritur me Dicney Channel, serialet amerikane e MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di mirë si e bëj punën time. Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, Unë Megipojanizoj! EVIVAAAA EPOQUE DE MEGHI POZHANIH EVIVA MANICURE EVIVA GROTESQUE,”- iu përgjigj Pojani.

Megjithatë Ori nuk e la me kaq dhe vendosi të shtojë se mendimet e saj lidheshin me moderatoren Barbara D’Urso, padronen e së dielës në ‘Canale 5’, ndërsa të gjithë në komente e kanë lidhur postimin me Megi Pojanin, e cila në të njëjtin orar është në ‘Top Channel’.

“Pse të djeg miza ty moj xhan? Doni ta dini me kë e kisha mllefin? Me Barbara D’Urson e kisha dhe barbaraursizmin tuaj. E për ta mbyll me pozitivitet, jam shumë e lumtur për këtë mllefin tim sot se mu kthye në shumë dashur i dhe buzëqeshje nga të gjithë ju që lundroni në instan tim. Jeni të paparë dhe shumë në sinkron me mua dhe me njëri-tjetrin! Ju mejd maj dej!”- shkroi Nebijaj.

Historia duket se u mbyll për një moment, por jo! Pas zhurmës që shkaktuan postimet e dyshes, duket se Ori ka vendosur t’i qëndrojë po të njëjtit mendim.

“Nuk e tërheq mbrapsht çfarë thashë. Nëse e thashë atë, qëndron”, shkruhet në postimin e fundit të saj në ‘Instagram’.

Si mbishkrim ajo ka shtuar se këtë shprehje e ka shkëputur nga seriali i saj i preferuar ‘Peacky blinders’ dhe se po e pret me padurim sezonin e ri të tij. Shumë ndjekës nuk e besuan ta kishte vërtet me serialin, por le të mendojmë se po.