Ermonela Jaho, shpirti i zhveshur që këndon

Ermonela Jaho është një nga ata emra që të ngre peshë kur e dëgjon, qofsh shqiptar, a admirues i muzikës lirike, do të rrish drejt kur dëgjon emrin e gruas shqiptare që ia ka dalë të shkëlqejë në skenat e mirënjohura të operas në botë.

E papërsëritshmja Ermonela Jaho, la tokën mëmë në vitin 1993, për t’u kthyer më pas, jo si vajza e vogël me zërin e trashëguar nga e ëma, të cilës i mohuan ëndrrën, por si artistja e suksesshme lirike që në heshtje kishte kapur majat.

Në një artikull të The Guardian ku komentohet performanca e sopranos shqiptare në Operën “Madama Butterfly” shkruhet:

Ermonela Jaho i ka sjellë një variacion pa kompromis rolit dhe kombinimi mes vulnerabilitetit dhe emocionit të beftë, thjesht të bën të lotosh.

E njëjta vepër e Giacomo Puccinit, do të transmetohet sot online e regjistruar në  Royal Opera House, e njëjta shfaqje nga e cila është marrë kritika e mësipërme për Jahon.

Në orën 9 të mbrëmjes do të mund të ndieni magjinë e ndjeshmërisë së saj artistike si dhe fuqinë e zërit të Ermonela Jahos në faqen mezzo.tv.

Gjatë këtyre viteve, prestigjiozja The Guardian nuk ka qenë e vetmja që ka shkruar për madhështoren Jaho.

Shumë media ndërkombëtare kanë vendosur në faqe të parë sopranon,që ka mbështjellë me zë personazhet e dashur të libreteve të operas.

The Economist e ka cilësuar si “engjëlli i zjarrit”. The Indipendent e ka komentuar performancën e saj në rolin e Desdemonës tek Othello si të jashtëzakonshme.

“Një opera e pamundur”, shkruan El Paiz krahas fotos ku shfaqet Ermonela Jaho dhe i madhi Placido Domingo. The  Washington Post e ka  vlerësuar performancën e saj në Madama Butterfly si të kthjellët dhe tronditëse.

Për rolin e saj emblemë, Violetta në operën  La Traviata, Financial Times shkruan se Jaho trondit thellë në këtë rol. Ndonëse jo në skenë, shkëndijën e Ermonela Jahos mund ta ndiejmë edhe përmes ekranit,  në rolin e Cio-Cio-San, nga skena e operës mbretërore angleze, Jaho sjell një Madama Butterfly të qartë dhe tronditëse.

Fëmija i parë i Katy Perry-t dhe Orlando Bloom është vajzë

Me sa duket foshnja që pritet të vijë në jetë nga marrëdhënia mes Katy Perry-t dhe Orlando Bloom është vajzë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

Kështu pra fëmija i parë i këngëtares do të jetë vajzë, ndërsa aktori ka një djalë nga martesa me Miranda Kerr.

View this post on Instagram

💕 it’s a girl 💕

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

Vogëlushja pritet të vijë në jetë verën e këtij viti, ndërsa këngëtarja pak kohë më parë, teksa dha lajmin e shtatzënisë shkroi se ky ishte sekreti më i gjatë që kishte mbajtur ndonjëherë dhe se dëshironte t’ua thonte fansave përmes muzikës dhe ashtu bëri.

Çifti kishte planifikuar që në verë të martohej në Japoni, mirëpo emergjenca Covid-19 solli edhe anulimin e ceremonisë me 150 të ftuar.

Pink dhe djali i saj tre vjeçar infektohen me Covid-19

Këngëtarja e njohur Pink bëri me dije  të premten në rrjetet  sociale se ajo dhe djali i saj kaluan javë të tëra të izoluar pasi rezultuan pozitivë në testin për COVID-19.

Ata u testuan sërish pak ditë më parë dhe rezultuan negativë në testin e dytë, çka do të thotë se tashmë janë shëruar. Këngëtarja  tha se kur ajo dhe 3-vjeçari Jameson filluan të shfaqnin simptoma dy javë më parë ishin izoluar.

Ajo ndihej me fat që mjeku i saj ishte në gjendje ta testonte atë dhe djalin e saj, dhe nuk u kursye dhe  kritikoi qeverinë për mungesën e testimeve në masë.

“Ishte një dështim absolut i qeverisë sonë për të mos ta bërë testimin më të aksesueshëm për të gjithë”, shkroi ajo në Tëitter.

Këngëtarja shkruan se testimi duhet të jetë më i disponueshëm për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona”.

Ajo do të dhurojë 1 milion dollarë, 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Bashkisë së Los Angeles-it.

Harry e thotë shkoqur: Froni britanik nuk preket!

Me sa duket ish-princ Harry, i ka idetë e qarta në lidhje me marrëdhënien e tij dhe të Meghan Markle me familjen mbretërore, tani që është zyrtarizuar edhe “megxit”. Pavarësisht largimit, duket se Harry nuk ka ndërmend të pranojë asnjë punë që mund të dëmtojë familjen mbretërore.

“Unë dhe Meghan nuk do të pranojmë asnjë ofertë pune që synon të tallë, apo të dëmtojë mbretëreshën n, ose familjen mbretërore”, u shpreh Harry më herët.

Një burim ka thënë për Daily Mail se çifti, pas divorcit me familjen mbretërore po merr oferta të çmendura të cilat mund t’i bëjnë që të fitojnë dhjetëra milionë në vit. Por Harry ka qenë i qartë: “Froni britanik nuk preket!”

Çifti nuk do të marrë në konsideratë asnjë projekt që mund ta bëjë familjen mbretërore të duket keq, pavarësisht sasisë së parave që mund t’u ofrohet. Me sa duket Harry nuk dëshiron që të krijojë klimë të tensionuar në familje, duke u tallur me ta, thjesht për para.

Pas kthimit të së ëmës në vijën e parë të betejës, Rita Ora duartroket mjekët.

Siç e kemi thënë në një artikull pak ditë më parë, nëna e Rita Orës, mjekja psikiatre, Vera Sahatçiu-Ora, është rikthyer në vijën e parë të Shërbimit të Shëndetit Kombëtar  për të ndihmuar në përballimin e pandemisë së Covid-19.

Këngëtarja me origjinë shqiptare iu bashkua nismës simbolike “Clap For Carers” të enjten në mbrëmje në orën 20:00,  ajo shpërndau  një video në Instagram, ku duket duke duartrokitur mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.

Ajo qëndronte  në këmbë e veshur me një kostum sportiv shumëngjyrësh, teksa  me një buzëqeshje të madhe në fytyrë filloi duartrokitjen për të gjithë mjekët, mes të cilëve është dhe nëna e saj.

Besojeni ose jo, këta të famshëm e kanë një diplomë mjekësie

Në këto kohë të vështira që po jetojmë të gjithë dashur pa dashur pak nga frika e pak nga respekti kemi filluar të kuptojmë se sa rëndësi kanë mjekët, por edhe gjithë personeli shëndetësor. Nisur nga kjo kemi dashur të kujtojmë edhe personazhet e famshëm që kanë, ose kanë pasur një diplomë në shkencat e mjekësisë.

Ernesto ‘Che’ Guevara, Universiteti i Buenos Aires 
Ju keni dëgjuar ndoshta për revolucionarin e famshëm argjentinas Ernesto ‘Che’ Guevara, por a e dini se koha e tij në shkollën e mjekësisë kishte një ndikim të madh tek ai Guevara shkëlqeu në shumë sporte, por  vuante nga astma kronike, e cila do të vazhdojë të rishfaqet gjatë gjithë jetës së tij. Ndërsa vazhdoi të ndiqte dashurinë e tij për sportin, ai  u vlerësua nga mësuesit dhe bashkëmoshatarët për aftësitë e tij drejtuese dhe personalitetin altruist. Ishte ndoshta kjo anë e kujdesshme  e personalitetit të të riut Ernesto ,që e çoi atë në shkollë mjekësore. Megjithëse ai fillimisht shpresonte të studionte inxhinierinë në kolegj, vdekja e parakohshme e gjyshes së tij ndihmoi të bindte Guevaran të bëhej mjek, kështu  ai u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Buenos Aires.
Lisa Kudrow, Kolegji Vassar
Një aktore, shkrimtare dhe komike amerikane e njohur për rolin e saj si Phoebe në serialin tepër të suksesshëm, “Friends”. Para se të niste aktrimin, Kudrow po ndiqte një karrierë paksa të ndryshme. Ajo mbaroi shkollën e mesme dhe mori një diplomë psikobiologjie në Kolegjin Vassar, një kolegj i vogël i arteve në shtetin e New York-ut.Pas diplomimit, Kudrow u kthye në Los Angeles për të ndjekur një karrierën .Megjithatë, kjo nuk do të zgjaste shumë pasi ajo u frymëzua nga nja mik i familjes për ti hyrë showbizit. Pasi u bashkua me një grup të teatrit , Kudrow shpejt u miqësua me Conan O’Brien, dhe filloi rrugëtimin në fushën e artit.
Jay Sean, Universiteti i Londrës” Queen Mary”,
Kamaljeet Singh Jhooti, ​​i njohur më shumë me emrin e tij të artit të Jay Sean, u rrit në Southall ku ndoqi një shkollë 9- vjeçare private, nga ku doli me nota të shkëlqyera, më tej ai vazhdoi shkollën e mjekësisë në universitetin e Londres. Sidoqoftë, u largua nga universiteti në vitin  2003, për të vazhduar më tej karrierën e tij muzikore. Ai ishte këngëtari i parë aziatik britanik që nënshkroi kontrata me kompani muzikore amerikane dhe që prej asaj kohe vazhdoi të punojë me artistë si Pitbull, Lil Wayne dhe Nicki Minaj.
Dr Phil, Universiteti Shtetëror Midwestern
Phillip Calvin McGraë, më i njohur si Dr Phil, u diplomua në Universitetin Shtetëror Midwest në  vitin 1975, në Psikologji. Ai vazhdoi masterin në psikologji eksperimentale dhe doktoraturën në psikologji klinike në  Universitetin e  Teksasit. Dr Phil është i njohur për ndërthurjen e aftësive të tij mjekësore me paraqitjet e rregullta televizive.Paraqitja e tij e parë në media ishte një sukses i madh, kështu ai ka marrë statusin e një këshilluesi të vlefshëm për familjet amerikane.

Kështu papritur, Cardi B shtrohet në spital

Reperja Cardi  B përmes një postimi në Twitter të enjten u tregoi fansave se ishte shtruar në spital të mërkurën gjatë mbrëmjes.

Këngëtarja shpërndau një imazh  nga spitali, por më pas e fshiu postimin ku shkruante se kishte katër ditë që vuante nga dhimbjet e stomakut

 “Sinqerisht, sepse kam pasur disa probleme vërtet të këqija në stomak për katër ditë, shkova në urgjencë mbrëmë. Tani po ndjehem më mirë, shpresoj se nesër nuk do të ndiej më dhimbje”.

 Pasi alarmoi fansat ajo vendosi t’i qetësoje  duke postuar një foto të rosakut Donald, shoqëruar me përshkrimin: “Kur je e uritur po i gjithë ushqimi në shtëpi duhet të gatuhet”.

View this post on Instagram

Mood right fuckin now 😒

A post shared by Cardi B (@iamcardib) on

Në kulmin e pandemisë edhe Ariana Grande, si të gjithë ne ndien mungesën e parukierit

A ju kujtohet Ariana Grande në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, me flokët biondë të gjatë e të drejtuar të mbledhur bisht?

Mirë, ndërsa pandemia e Covid-19, ka pushtuar botën, edhe artistja 26- vjeçare, e cila ka plot 178 milionë ndjekës në Instagram gjendet në karantinë dhe sigurisht nuk ka nguruar të shfaqet para fansave me flokët e saj natyrale, pa përdorur paruket e famshme që e shoqërojnë gati në çdo dalje publike. Rezultati, për herë të parë në histori, ose gati për herë të parë në histori, Ariana Grande na tregon flokët.

Në fakt flokët e saj natyralë janë shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në daljet e saj. Në fakt fansat e kanë marrë këtë gjest të këngëtares si një veprim që shpreh natyrshmërinë dhe origjinalitetin. Është një lloj mënyre për të thënë: “Edhe unë nuk kam parukier, jam një prej jush”.

Fytyra e këngëtares del në dritë, sidomos forma e syve theksohet akoma më shumë me flokët e saj natyrale. Ajo duket shumë e freskët dhe totalisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim më parë.

Takimi i Robbie Williams me fëmijët do t’ju bëjë të ëndërroni për përqafimet pas karantinës

Të gjithë presim, ose më saktë mendojmë dhe presim fundin e karantinës, një lloj shije të asaj që do të ndodhë duket se e ka provuar këngëtari Robbie Williams, i cili pas tre javësh më në fund ka takuar fëmijët e tij.

E keqja nuk ka kaluar ende, por ky përqafim mes këngëtarit dhe fëmijëve të tij do t’ju bëjë të mendoni se si do të jetë takimi me njerëzit tuaj të dashur kur të mbarojë karantina.

Krah video së postuar në instagram nga Ayda Field, gruaja e këngëtarit  shkruhet: “Pas tre javësh më në fund bashkë! Jam shumë e lumtur që babi është sërish në shtëpi”.

Robbie Williams u kthye së fundmi nga një udhëtim në Australi pas një koncerti në mes të marsit. Ish-solisti i Take That, u vetë-izolua, pasi nuk dëshironte që të ishte ai personi që do të rrezikonte familjen e tij.

Karantina “bashkon” familjen Pitt-Jolie

Ashtu si të gjithë ne edhe Angelina Jolie është në karantinë në shtëpinë e saj bashkë me gjashtë fëmijët e saj.

Si çdo prind dhe ajo po përpiqet të adaptohet me formën e re të jetesës që ka imponuar Covid-19, për t’ua bërë këtë më të lehtë edhe fëmijëve të saj.

Mes detyrave të shkollës dhe argëtimit në familje një burim pranë tyre thotë se të gjithë janë mirë dhe se po kënaqen me kohën që po kalojnë në familje.

Jo vetëm kaq, pavarësisht vështirësive që kanë hasur më parë Brad Pitt dhe Angelina Jolie, kanë arritur tashmë që në emergjencë e sipër të bien dakord për kujdestarinë e fëmijëve. Nisur nga kjo tashmë edhe Brad Pitt luan rolin e tij në karantinën e tyre.

Një burim i cituar nga E! News thotë se fëmijët janë në shtëpi me Angelinën, mirëpo ata vazhdojnë të shohin babain e tyre, aktorin Brad Pitt, duke e vizituar këtë të fundit rregullisht në shtëpinë e tij.

Gjithashtu ata janë shprehur se babai i tyre u jep një ndjesi qetësie. Nga ana tjetër Pitt është më shumë se i lumtur për faktin se tashmë ka mundësi që t’i shohë më shpesh fëmijët e tij.