Vajza e Demi Moore, Tallulah Willis, jep leksione autosqime në Instagram

Tallulah Willis me nenen Demi Moore

Vajza e Demi Moore dhe Bruce Willis, 27-vjeçarja Tallulah Willis, shkruan një post të ndierë në Instagram, në të cilën flet hapur për mungesën e autosqimës së saj. Gjithçka që rrodhi si pasojë e krahasimit estetik me të ëmën. Leksione autosqime të vlefshme për çdokënd.

Pasi luftoi për një kohë të gjatë me varësitë dhe çrregullimet e të ngrënit, vajza e vogël e Demi Moore dhe Bruce Willis bën outing në Instagram, duke folur hapur për mungesën e vetëvlerësimit që i lindi nga konfrontimi i vazhdueshëm me nënën e saj . Një konfirmim i mëtejshëm se për yjet e Hollywood-it jeta që duket përrallore nga jashtë, është plot me dritë- hije. Por gjithmonë vjen koha për vetëdijësim dhe rilindje. Dhe edhe për Tallulah.

Nëna e bukur dhe rrjetet sociale

“U desh shumë kohë për ta pranuar”, shkruan Tallulah Willis në Instagram

“1) Plakja është diçka përtej kontrollit tonë, koha kalon dhe fytyra ndryshon. 2) Kam ndëshkuar veten, sepse nuk isha aq e bukur sa nëna ime. Që nga lindja më thoshin se isha kopja perfekte e babait tim, Bruce Willis, dhe kjo më bëri të bindja veten se nuk duhej të më donin për shkak të pamjes sime mashkullore. Sa gabohesha!”.

Postimi vazhdon me një seri konsideratash mbi peshën e madhe të paraqitjes në epokën e mediave sociale dhe mbi rëndësinë më aktuale se kurrë, të shërimit të plagëve të brendshme duke praktikuar dashurinë e përditshme për veten.

Ka shumë gjëra që mund të bëhen sipas Tallulah, që nga minimizimi i pranisë së pasqyrave, shkëputja nga rrjetet sociale personale, për të kaluar më shumë kohë duke parë gjëra argëtuese, si meme dhe gags komike. Mund të lexohen romaneve fantastike, të bëhen biseda me njerëzit që kuptojnë se çfarë po kaloni apo të ecni në ambiente të hapura e deri te mbajtja e një ditari. Nga frymëmarrja thellë, në humbjen e kohës me një banjë të nxehtë dhe produkte cilësore të bukurisë.

Të gjitha këto shërbejnë për autosqimën dhe janë një leksion i vlefshëm.

Tallulah nga histori e pasigurive te fejesa e lumtur

Postimi, në formë auto-rrëfimi dhe leksioni për pasiguritë më të thella, vjen në një moment të lumtur, menjëherë pas fejesës zyrtare me partnerin Dillon Buss.

Në të kaluarën, jeta e 27-vjeçares Tallulah është shënuar nga probleme me varësi dhe çrregullime të të ngrënit që kanë rezultuar në luhatje të konsiderueshme të peshës. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, në këtë peizazh të artë, por të dhimbshëm, marrëdhënia mes kundërshtive me nënën e saj Demin, dikur e varur nga alkooli. Tani për aktoren gjithçka shkon mirë dhe ajo ka vite esëll.

Pikërisht një vit më parë, vajza e vogël e familjes Willis shkruajti:

“Unë nuk kam biseduar me nënën time për gati 3 vjet. Por pastaj përmes introspeksionit kuptova vlerën terapeutike të faljes dhe më në fund pranova se sa magnetike është prania e saj në jetën time”.

Recommended Posts