Kur nuk duhet të thuash “Më Fal”

Vetëm mendoni se sa herë e përdorni fjalën “më fal” gjatë një dite. Dhe sa herë ishte për një arsye të logjikshme? Sociologët thonë se kërkimi i faljes është kthyer në një mënyrë të zakonshme komunikimi, por në të vërtetë ajo na vret besimin.

Më poshtë keni një listë me situata në të cilat nuk duhet të kërkoni falje, por do t’ju sugjerojmë se çfarë duhet të thoni.

1.      Kur thoni të vërtetën.
Nuk është fare e nevojshme të kërkoni falje kur thoni të vërtetën, sepse, siç besojnë psikologët, benefitet e të qenit i sinqertë është gjithmonë më mbizotëruese se të lëndosh ndjenjat e dikujt. Gjithmonë mundohuni të formuloni mendimet e tua pa thënë “Më fal”, por në vend të kësaj përdorni fraza si “Unë mendoj” ose “Për mendimin tim”. Kjo do t’ju bëjë një njeri, këshilla e të cilit do të ketë gjithmonë vlerë.
2.      Kur jeni shumë i ndjeshëm.
“Kur i shpreh dikujt se si ndihesh, ti e ndihmon atë që të të kuptojë ty”. Atëherë pse duhet të kërkosh falje nëse ai person vërtetë është I rëndësishëm për ty? Ti duhet të bëhesh kurioz rreth ndjenjave të tyre. Për më shumë, nuk është turp të jesh tepër i ndjeshëm. Sigurohu që të shprehesh në një vend të duhur dhe jo në një takim formal për shembull.
3.      Kur dukeni ndryshe.
Është e drejta jote të dukesh ashtu si ndihesh më tepër komode, dhe gjëja e fundit që duhet të bësh është të kërkosh falje për këtë. Kjo është e rekomanduar nga shumë specialistë. Në qoftë se nuk është një rast kur kërkohet një kod veshje specifike, nuk keni pse të mundoheni të dukeni se si të tjerët e mendojnë të përshtatshme. Jini gjithmonë vetvetja dhe sillni një larmi ngjyrash në botën tonë.
4.      Kur doni të kaloni kohë vetëm me veten tuaj.
Dëshira për të qëndruar vetëm nuk do të thotë që një person është me humor të keq. Madje, kërkimet sugjerojnë të shpenzoni më shumë kohë duke iu përkushtuar vetes, pasi ju rrit kreativitetin. Kështu që asnjëherë mos u ndjej në faj që nuk iu bashkuat një aktiviteti social, pavarësisht arsyeve, thjesht dëgjoni ndjenjat dhe nevojat tuaja.
5.      Kur nuk i përgjigjeni diçkaje menjëherë.
Do jenë gjithmonë disa njerëz që do t’i konsiderojnë nevojat e tyre më të rëndësishme se tuajat. Ky tip personi kërkon me këmbëngulje ti përgjigjesh e-maileve, mesazheve menjëherë, pa menduar që ju mund të jeni të zënë me gjëra të ndryshme.Mos u ndjeni keq që nuk përshtateni dot me të tjerët. Nëse nuk është ndonjë pyetje emergjente, thjesht thojini që nuk do të harroni për të, por do t’i përgjigjeni kur të mundeni. Të doni veten më shumë se të tjerët është hapi i parë drejt lumturisë dhe të ndihesh i plotësuar.