Trajtime me keratinë edhe në verë? Lamtumirë flokë të kreshpëruar dhe pa jetë!

floke te shkelqyeshem

Keratina, trajtime me njëmijë përfitime për flokët dhe një aleat për mirëqenien e flokëve të padisiplinuar dhe të kreshpëruar. Po në verë? Patjetër! Lamtumirë, atëherë, flokë të kreshpëruar dhe pa jetë, në ditët e nxehta të verës!

E lindur në Brazil këto 10 vitet e fundit, trajtimi me keratinë është një nga më të kërkuarit nëpër sallonet e bukurisë, falë benefiteve për flokët. Efekti ushqyese dhe “lisho” e bëjnë atë ideal për pothuajse të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht ato më të padisiplinuarat dhe me onde. Para se të filloni trajtimin, është mirë të bëni një diagnozë të flokëve me një profesionist, për të kuptuar trajtimin më të përshtatshëm për flokët tuaj. Shëndeti i flokëve është shpesh viktimë e pavetdijshme e bojrave, ndryshimeve të ngjyrave në flokë ose produkteve tepër agresive, që sjellin si pasojë në afatgjatë, flokë pa jetë, të thatë e të dëmtuar. Prandaj, produktet e flokëve me bazë keratinën, shpesh rekomandohen për të rikuperuar hidratimin dhe ushqyerjen e duhur të flokëve. 

Çfarë është keratina natyrale dhe çfarë e dëmton atë? 

Keratina është një proteinë natyrale, e prodhuar nga trupi ynë dhe është substanca kryesore në përbërjen e thonjve, qimeve dhe flokëve. 

-Flokët në thelb janë të përbëra nga keratina dhe përqendrimi i saj i lartë siguron që flokët të jenë të hidratuartë shëndetshëm dhe të ushqyer në mënyrë të përsosur. 

-Përdorimi i tharëses së flokëvepiastravelyerja e flokëvedekolorantindotja etj., ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e sasisë apo prezencës së keratinës natyrale në flokë.  

-Në këtë mënyrë provokohen një sërë problematikash për flokët nga pikëpamja fizike, si hollimi dhe rrallimi i flokëve dhe tkurrja e bulbit polifer të flokëve. 

-Edhe pirja e duhanitalkooli, një dietë e gabuar, shumë e pasur me yndyrna shtazore ose shumë e mangët në vitamina, fibra ose kripëra minerale dhe një humbje drastike e peshës, mund të bëhen armiqtë numër një të keratinës natyrale.   

-Gjithçkaje thamë më sipër mund t’i shtohen edhe ekspozimi në dielluji i pishinës, sepse është shumë i pasur me klor, stresi dhe lodhja dhe, së fundmi, produktet tepër agresive për flokët

-Kini parasysh se edhe një shampo apo zbutës flokësh tepër agresiv mund të ndikojë negativisht në prodhimin e keratinës natyrale nga flokët, apo të ulë përqindjen e domosdoshme të saj.  

Pra, nëse vëreni se flokët tuaj janë të dëmtuar, të shurdhët, opak, ky është sinjali i mungesës së keratinës në flokët tuaj.  

LEXO EDHE: Flokët tuaja nuk do të kenë më erën e shëmtuar të cigares, tani parfumet e flokëve ekzistojnë vetëm për ju

Produktet e flokëve më keratinë, për çfarë shërbejnë? 

Kur përdorim produkte të flokëve të pasura me keratin, molekulat e vogla të kësaj proteine ​​janë në gjendje të depërtojnë në boshtin e flokëve, duke e ushqyer, hidratuar dhe riparuar atë. 

Për çfarë përdoren produktet e flokëve me keratinë?  

Keratina jep rezultate të rëndësishme sa i përket rezistencëselasticitetithidratimit dhe ushqimit të thellë të flokëve dhe për këtë arsye, në treg ka gjithnjë e më shumë produkte për flokët, thonjtë dhe qerpikët bazuar te keratina. 

Trajtimi me keratinë shërben për të ushqyerdisiplinuarzbutur dhe ringjallur flokët, duke i dhënë atyre edhe shkëlqim.  

-Para së gjithash, keratina është në gjendje të hidratojë dhe ushqejë flokët e dëmtuar nga nxehtësia e tharëses dhe piastrës, nga agjentët atmosferikë, ndryshimet sezonale, si dhe nga trajtimet styling.  

-Përveç kësaj, ajo ka një fuqi të shkëlqyeshme disiplinuese dhe zbutëse, pasi riparon luspat e flokëve duke eleminuar kreshpërimin apo ashpërsinë.  

-Së fundmi, meqenëse keratina është në gjendje të ushqejë flokët dhe të eleminojë kreshpërimin dhe elektrizimin statik, flokët bëhen më të butë dhe më të ndritshëm. Kjo sepse keratina rregullon shtresat e jashtme dhe më të dukshme të flokëve.  

Prandaj është një trajtim perfekt për të rinovuar flokët, për t’u dhënë atyre volum, duke i bërë atë më të ushqyer dhe më të shëndetshëm. Njëkohësisht është e përshtatshme për flokë të valëzuar, kaçurrelë, të drejtë, të thatë dhe të brishtë.  

Trajtimet me keratinë, cilat janë dhe si funksionojnë? 

Së pari është mirë që trajtimet me keratinë të bëhen nëpër sallone bukurie. Specifikisht disa prej tyre që do t’ua shpjegojmë më poshtë. Por, ka edhe nga ato që mund të përdoren në shtëpi.  

KUJDES! Kur zgjidhni e blini produkte me keratinë, bëni kujdes me prezencën e formaldehidit, pasi është një substancë që jo vetëm dëmton flokët, por edhe shëndetin tonë. Ka ligje botërore që e ndalojnë përdorimin e kësaj substance, ose e lejojnë brenda disa limiteve.  

LEXO EDHE: 8 maska flokësh të përgatitura në kushte shtëpie

Trajtimet me keratin 2021: flokë kaçurrelë, të imët ose të valëzuar 

Kur bëhet fjalë për trajtimet e flokëve me keratinë, nuk duhet të mendoni se ato janë në gjendje të forcojnë flokët. Keratina për shkak të natyrës së saj, vështirë se mund të depërtojë në brendësi të fibrave të flokëve. 

Si pasojë, trajtimi drejtues ose rindërtues funksionon ekskluzivisht për të rivendosur elasticitetin, butësinë, shkëlqimin natyral dhe hidratimin e flokëve nga jashtë.  

Trajtimet e keratinës për flokët kaçurrelë, të imët, të valëzuar dhe të djegur

Dy llojet e trajtimit të flokëve me keratinë më të përdorur kohët e fundit janë: 

Trajtimi rikonstruktiv i keratinës

Rindërtimi i flokëve me keratinën është një zgjidhje e shkëlqyeshme, në gjendje të riparojë dhe mbrojë flokët si për gratë, ashtu edhe për burrat.  

Baza e trajtimit është përdorimi i proteinave të hidrolizuara dhe molekulave të tjera, që aplikohen në flokë në formën e një kremi, dhe janë pikërisht këto substanca që i bëjnë flokët super të hidratuar, të butë, më rezistentë dhe dukshëm më të shëndetshëm. 

Disavantazhi i këtyre trajtimeve rikonstruktive të keratinës, megjithatë, është se efekti mbetet i përkohshëm dhe rezultatet zgjasin maksimumi 2 muaj, pas së cilës trajtimi duhet të përsëritet. 

LEXO EDHE: 3 rregullat bazë për flokë me shkëlqim dhe të butë si VIP-at

Trajtimi drejtues i flokëve me keratinën: 

Trajtimi me keratinë është në gjendje të drejtojë e zbusë flokët e djegur dhe të valëzuar. 

Ky lloj trajtimi me keratinë, pra drejtuesi, kërkon pak durim. Në fakt, duhet të bëhet në sallon duke ndjekur disa hapa dhe duhen disa orë për të përfunduar.  

Së pari duhet të lani flokët me shampo dhe pastaj të aplikoni një produkt keratizues dhe lustrues që do të shpëlahet pasi ta keni mbajtur pak. Pastaj vazhdohet me të ashtuquajturin drejtues, që do të mbahet për 20 deri në 50 minuta, në varësi të llojit të flokëve që do të trajtohen. 

Pas tharjes së flokëve, kalohet piastra me një nxehtësi që mund të ndryshojë nga 170 në 210 gradë. Kjo duhet të kalojë disa herë në të njëjtën fije, deri në 12 herë. Në këtë mënyrë produkti – me anë të nxehtësisë – shkrihet në flokë duke e bërë atë më të butë dhe lisho. Hapi i fundit është maska ​​zbutëse, që duhet mbajtur për 5 deri në 10 minuta. 

Pse përdoret trajtimi me keratinë në verë? 

Më shumë volum dhe çlirësi, por edhe një mënyrë për t’i pasur të bukur, të rregullt dhe për të menduar më pak për flokët e më shumë për pushimet. 

Keratinia, përveç zbutjes, ndihmon në eleminimin e kreshpërimit, aq të urryer në mbrëmjet e verës, për shkak të lagështisë. 

-Trajtimi i keratinës gjatë verës i bën flokët më të qëndrueshëm dhe të shkëlqyeshëm deri në 5 javë. Koha e tharjes zvogëlohet dhe zgjatja e krehjes përmirësohet, veçanërisht për flokët shumë të trashë. Padyshim, do të duhet të përdorni ndonjë produkt mbrojtës nga dielli, me SPF, për të mos i lënë flokët të thahen shumë në diell. 

-Trajtimet që bëhen në shtëpi janë më të ëmbla, ato eliminojnë kreshpërimin, pa ndërhyrë në strukturën e flokëve. 

Për shkak se ka kaq shumë konfuzion, kur bëhet fjalë për keratinën, shpesh asociohet me shtrirjen kimike, duam t’ju bëjmë me dije se në fakt nuk është kështu.  

Në shumicën e rasteve, ato mund të bëhen edhe në shtëpi me siguri të plotë, pasi përmirësojnë strukturën e flokëve dhe i zbusin ato pa i dëmtuar. E gjitha varet nga koha e vendosjes së produktit. 

-Përveç drejtimit, shërbimet e keratinës ndihmojnë në eleminimin e efektit elektrizues, duke përmirësuar aftësinë e të qenit të rregullt dhe duke ringjallur formën natyrale të flokëve. 

Besojmë se i morët të gjitha përgjigjet e pyetjeve tuaja, kështu që s’na mbetet gjë tjetër veçse t’ju urojmë: përgatitje të mbarë për verën! 

Recommended Posts