Teste të thjeshta mjekësore që mund t’i bëni në shtëpi

Për të pasur një shëndet  të mirë  është i nevojshëm ekzaminimi mjekësor i rregullt vjetor. Ju nuk duhet të mjaftoheni me kaq, pasi me anë të disa testeve të vogla ju vetë mund të arrini të diagnostikoni sëmundje serioze edhe para shfaqjes së simptomave.

Sëmundje të zemrës ose mushkërive
Poziciononi gishtat tregues në formën e shkronjës J të përmbysur dhe vendosni thonjtë e secilit gisht tregues përballë njëri tjetrit. A arrini të shihni të formohet një hapësirë e vogël midis tyre? Shumë mirë, kjo do të thotë që zemrën dhe enët e gjakut i keni të shëndetshme. Në të kundërt, mund të jetë një shenjë e deformimit të thonjve, që shkaktohet nga një mori sëmundjesh më së shumti të zemrës dhe mushkërive.
Goditjet në tru dhe demenca
Për të realizuar këtë test ju duhet të ngrini njërën këmbë duke formuar këndin 90 grade dhe duke mbajtur gjurin e përthyer. Nëse mund të qëndroni në këtë pozicion më së paku për 5 minuta, keni një risk minimal për të zhvilluar goditje në tru ose demencë. Nëse keni probleme me  pozicionimin dhe ekuilibrimit, kjo mund të tregojë  probleme të enëve të gjakut të trurit.
Diabeti
Për të realizuar këtë test ju nevojitet vetëm një laps. Me anë të lapsit kontrolloni ndjeshmërinë në shputën e këmbës. Nëse nuk e ndjeni prekjen e lapsit do të thotë që mbaresat nervore në shputën e këmbës tuaj nuk funksionojnë normalisht. Humbja e ndjeshmërisë mund të jetë një tregues i diabetit.
Problemet arteriale
Teksa qëndroni të shtrirë në dysheme, formoni me anë të këmbëve në një kënd 45 gradë me murin dhe qëndroni ashtu për disa minuta. Pas këtyre minutave vlerësoni ndryshimin në ngjyrë të këmbëve tuaja. Këmbët shumë të zbehta tregojnë  një qarkullim aspak te mirë të gjakut. Arteriet periferike arrijnë të transportojnë gjakun te gjymtyrët, në momentin kur këto arterie bllokohen apo nuk funksionojnë mirë muskujt nuk oksigjenohen mjaftueshëm dhe ju filloni të përjetoni simptoma të pakëndshme si mpirje, dhimbje. Nëse këto çrregullime arteriale do të lihen të patrajtuara mund të çojnë deri në goditje në zemër dhe tru.
Predispozitë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare
Për të zhvilluar këtë test ngjisni 8-12 shkallë duke kënduar, duke folur në telefon ose duke lexuar diçka me zë të lartë. Nëse ndjeni që zemra ju rreh shpejt dhe nuk mund të merrni mirë frymë, do të thotë që sistemi juaj kardiovaskular dhe mushkëritë nuk mund ta përballojnë aktivitetin fizik.

Gjithsesi këto teste nuk mund të zëvendësojnë asnjëherë opinionin profesional të mjekut. Nëse keni simptoma, që ju shqetësojnë, vizitoni menjëherë mjekun.

Recommended Posts